Të miturit shqiptarë në portalin botëror për fëmijët e zhdukur

419
Sigal

Në Ditën Botërore të fëmijëve të zhdukur, sipas ”Missing Children Europe” në vitin 2019 rezultojnë 55,284 thirrje telefonike ndihme e 7,382 fëmijë të humbur. Në 55 % të rasteve janë fëmijë emigrantë dhe 23% fëmijë të rrëmbyer nga prindërit.

Në portalin botëror ”Global Missing Children’s Network”, janë sinjalizuar dhe rastet e 3 fëmijëve shqiptarë të humbur, Julian Cela, Bleona Mata e Mateo Bejaj. Julina Cela i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Bleona Mata e datëlindjes 01/01/2014 është zhdukur nga Zapodi i Kukësit më datë 22 maj 2010. Mosha aktuale e saj është 16-vjeç. Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

Grupet më në rrezik janë fëminjët në moshën nga 11 deri në 19 vjec. Ndërsa në dhjetëvjeçarin 2009-2019, grupi i fëmijëve më në rrezik ishte në moshën 15-18 vjeç.