Vladimir Mici: Rritet vdekshmëria foshnjore, si pasojë e fenoleve në gjak

569
Kanë kaluar 5 vjet nga shpërthimi i pusit të gazit në gjirin e Meksikës dhe ende drejtësia nuk e ka dhënë fjalën e saj ende. Betejat ligjore vijojnë, ku nga njëra ane është BP Petroleum dhe nga ana tjetër banorët e Luizianës. Për tre vitet e parë BP shpenzoi 14 bilion $, por situata para 2 vjetësh kishte ndryshuar shumë pak. Nëse BP shpenzoi për pastrimin e territorit, ujit në sipërfaqe, të njëjtën gjë nuk mund ta thoshte për habitatet e tij. Nga statistikat e vërejtura shkencëtarët amerikan vërejtën, që jeta e delfinëve kishte rritje të vdekshmërisë 15%. Habitatet e tjerë kishin ndryshime në strukturën qelizore të tyre. Prania e tyre dhe rendimentet prodhimeve detare vijonin ne nivele mjaft të ulëta, Koralet kishin pësuar deformime dhe zhdukur në një rreze prej 9 km nga qendra e pusit. 1700 Breshka ishin gjetur gjate vitit 2010-2012, një kufi tre herë më i lartë se norma.
Pra katastrofa e ndodhur vijon edhe pas 5 vjetësh dhe rikuperimi ekonomik dhe i ekosistemit vijon të jete ende një iluzion. Dhe ku në një shtet si SHBA.
Por le ti kthehemi Marinzës. Kush ka qenë në Marinëz e di mire se ky vb i ka kufijtë nga Bubullima e Lushnjës në veri deri në qytetin e Patosit ne Jug dhe nga Jagodina e kallmi ne lindje deri ne afërsi të fshatit Sheq i madh Fier. Ai përfshin fshatra të tërë si Marinëz, Jagodinë, Belinë, Kallm, Frashër, Sheqishtë. Kuqar, Zharrës , Patos etj . Pranë saj janë dhe dhjetar fshatra e qytete në një rreze 10 km, si Fier, Roskovec, fshatrat Mbyet, Grize, Baltez, Lalar, Ngjeqar, Suk i madh dhe i vogël, Strum, Kuman, Vidhishte, Mbrostar etj. Çfarë po ndodh? Po të shohim të gjitha shkrimet vërehen shqetësimi për ekosistemin. Kryebashkiaku, Baftaj Zeqjo, një gjeolog nafte e ndalon makinën dhe shikon kanale dhe lumenj të ndotur, ku fjala peshk e ngjalë është e ndaluar, sepse nuk ekziston më. Bari anës kanaleve nuk ka ngjyrë jeshile por ngjyrë në të zezë dhe me njolla naftë .
Rrezikshmëria
Vdekshmëria foshnjore më e lartë, sidomos nga zonat naftë mbajtëse, popullsi me fenole në gjak dhe moshë më e ulët jete. Njerëz të deformuar nga efektet e gazit dhe naftës. Ndotja e fundit na ka rikthyer edhe njëherë kujtesën, për ti përcjellë mesazhin qeverise se kjo situatë nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.
Z Gjiknuri u ka premtuar Banorëve të Zharrëzes më 30 shtator 2013. 
“Unë jam këtu në cilësinë e ministrit të Energjisë, ministrit që mbulon dhe fushën e naftës, e patjetër që shqetësimet tuaja lidhen me aktivitetin e nxjerrjes së naftës. 
Nuk dua të bëj përmbledhje të atyre gjërave që ju thatë këtu, por janë tre katër çështje të cilat meritojnë vëmendje dhe meritojnë përgjigje, siç është çështja e dëmtimit të pasurive tuaja apo edhe supozimi për rrezikun e jetës nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës, nga aktiviteti i kompanive që nxjerrin naftë. Është çështja e energjisë, problemet e Albpetrolit dhe të papunësisë që lidhen edhe me keqmenaxhimin e Albpetrolit. Në radhë të parë, shqetësimi i komunitetit është i drejtë dhe njerëzit duan përgjigje. Ka një të vërtetë që nuk mund ta mohojë askush. Pyetja më e thjeshtë, që nuk do as ndihmë shkencore është se si ka mundësi, që në momentin e rritjes së intensitetit të nxjerrjes së naftës, filluan të intensifikohen edhe lëvizjet e ashtuquajtura sizmike të tokës. Kjo është një lidhje logjike të cilën nuk mund ta mohojë askush. Me këtë, nuk dua të akuzoj askënd, jam shumë i interesuar që kompanitë e huaja të zhvillojnë aktivitet normal në Shqipëri, madje të shtojnë prodhimin shqiptar, por njëkohësisht shteti nuk mund të mbyllë sytë përballë shqetësimeve dhe problemeve që kanë banorët. Për të ja shpjeguar të gjithë publikut, dhe ju këtu, këto marrëveshje nga njëra anë kanë interesin e publikut brenda, por edhe interesin e privatit. Është pra, interesi ekonomik i privatit për të nxjerrë sa më shumë naftë e për të shtuar prodhimin, por është edhe interesi i publikut brenda që mund të përmblidhet në dy apo tre elementë kryesorë. Së pari, duhet të ruhet jeta, shëndeti e pasuria e njerëzve këtu. Së dyti të ketë sa më shumë të ardhura drejt shtetit të cilat populli meriton t’i shohë.
Pyetja…
Ka një pyetje që shtrohet nga të gjithë Shqipëria, ka pasuri por sa po materializohen ato në dobi të këtij vendi? Kjo është pyetja të cilës normalisht qeveria duhet t’i japë një përgjigje. Përgjigjet janë aty, shteti nuk duhet të mbyllë sytë. Unë jam këtu për të dhënë pikërisht këtë mesazh dhe është vizita ime e parë në terren. Jo pa qëllim erdha këtu, sepse në këtë vend shtrihet një pasuri e madhe e këtij populli dhe puna këtu duhet të fillojë. Qendra këtu duhet të jetë, vëmendja këtu duhet të jetë!”
Kompania duhet bllokuar dhe puset ti operojë shoqëria Albpetrol
Nuk e di çfarë mund të thotë tashmë ministër, kur kundërshton veten e thotë se s’mund të bllokojë kompaninë. Jo z. Ministër! Kompania duhet bllokuar dhe puset ti operojë shoqëria Albpetrol. Ajo duhet të penalizohet për dëmtimet në mjedis, ujera, ajër dhe ekosistem dhe në shkurtimin dhe zhdukjen e jetëve të reja. Uji dhe ajri kalojnë në një popullsi prej 200 mijë banorësh dhe për më tepër ato janë prezentë, ndonëse Bankers ka 11 vjet që operon. 
Përgjigja ligjore
Ende fshatarët nuk kanë marrë përgjigjen ligjore nga ana juaj në mënyrë zyrtare dhe ligjore se çfarë ishin shpërthimet ?. Gjobat mjedisore janë minimale dhe është gjithmonë një gjobë e prerë për ti paraprirë çdo situatë. Situata është qesharake e cila lidhur me shkeljet e konstatuara, ndaj Kompanisë “Bankers Petroleum”, nga ana e Inspektoratit të Mjedisit në datën 31.10.2014 u mor masa administrative e dënimit kryesor me gjobë në vlerën 5.000.000 lekë(38,500$) dhe dënimi plotësues i pezullimit të shkarkimit të ujërave nga të gjitha gropat ekologjike, si edhe: Pezullimi i aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve. Marrëveshja që Bankers ka në rolin e operatorit nënkupton se ajo duhet të përdorë teknologjinë më të përparuar dhe më të sigurt në drejtim të ruajtjes së mjedisit. Këtë ajo nuk e ka bërë dhe operatori tjetër i quajtur Albpetrol, mund ta flak dhe ti heqë të drejtën e operimit sipas marrëveshjes MOP. 
Shkeljet e konstatuara
Në këtë rast shkeljet e konstatuara duhet të detyrojnë AKBN ti heqe licencën kësaj shoqërie, e cila automatikisht e largon këtë shoqëri nga Shqipëria. Situata vështirësohet nga fazat e përfshirjes së palëve të ndryshme, ku padyshim rol ka ligji shqiptar i cili përcakton rastet, kur hiqet licenca dhe masat e gjobës sipas klauzolave ndërkombëtare, që kanë sjellë në mjedis, në ekosistem , në jetëgjatësinë e jetës së banorëve dhe shpenzimeve shtesë të buxhetit të shtetit për të garantuar jetën e qytetarëve të vet. Fakti që Bankers derdh në buxhet 10% rentë minerare nuk është një e mirë që e dhuron Bankers por është një e mirë që na i lanë trashëgim brezat e kaluar. Po të gjykojmë për atë derdhje qeveritë Shqiptare i kanë dhuruar pa të drejtë një vb naftë. Jo, situatë duhet të ndihmojë edhe në përqasjen e ligjeve të ndëshkueshmërisë mbi kompanitë kur ato rrezikojnë jetën e një komuniteti kaq të gjerë banorësh.
Sigal