Itali/ Bie numri i viktimave të prekur me koronavirus

146

Ditën e sotme, Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 10779, që do të thotë janë 756 viktima në 24 orët e fundit.

Nga dita e djeshme kemi një ulje të ndjeshme të viktimave me 213, por numri është sërish i lartë. Rastet janë shtuar me 3815 duke e çuar në 73880 numrin total të rasteve aktive.

Numri i të shëruarave ka shkuar në 13030 ku ditën e sotme janë shëruar 646 dhe 3732 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 33034.