Koronavirusi/ Portugalia u jep nënshtetësi gjithë azilkërkuesve që kanë aplikuar

151

Qeveria portugeze u ka dhënë nënshtetësi të gjithë emigrantëve dhe azilkërkuesve që kanë pasur dokumentet në proces verifikimi.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve për të luftuar koronavirusin, dhe synon t’u japë kujdes shëndetësor dhe mbulim me sigurime të gjithë personave në vend.

Numri i personave të infektuar në Portugali arriti 5962 këtë të diel, me 119 vdekje në total, përfshi një djalë 14-vjeçar që kishte probleme të tjera shëndetësore.

Policia ka marrë masa të ashpra për të siguruar që po respektohet distancomi social, dhe në Porto e Lisbonë kanë vënë në punë edhe dronët.

Ushtria në kryeqytet ka nisur të shpërndajë ushqim për të pastrehët, ndërkohë që vendi përpiqet të përballet me coronavirusin që ka detyruar gjysmën e botës të mbyllet në shtëpi.

Ata që kanë aplikuar për nënshtetësi, do ta marrin brenda datës 1 korrik, sipas një njoftimi qeveritar.

Richard Danziger, drejtori rajonal i OKB-së për emigrimin, e përshëndeti vendimin dhe tha se njerëzve nuk duhet t’u hiqet e drejta për të pasur shërbim shëndetësor, vetëm sepse nuk është përfunduar ende procesi i aplikimit.

Ministri i brendshëm, Eduardo Cabrita, tha se është e rëndësishme që t’u garantohen të gjitha të drejtat personave më të brishtë, siç është rasti i emigrantëve.

“Është detyrë e shoqërisë që të ofrojë solidaritet në kohë krize, e për t’u siguruar që edhe emigrantët të kenë mbulim shëndetësor”, shpjegoi ai.