Ismail H. Xhaferri: Marsho Shqipëria jonë!

888
Marsho Shqipëria jonë, 
Syrin pishë e zemrën top!
Po ndërtojmë kapitalizmin
Më të egër në Evropë.
Marsho Shqipëria jonë,
Nëpër gjurmët e të parëve! 
Rrofshin deputetët tanë!
Rrofshin rrogat e gjyqtarëve!
Marsho Shqipëria jonë, 
Me fanar e pa fanar! 
Poshtë shitëset e majdanozit
Që shesin në trotuar!
Marsho Shqipëria jonë, 
Nga betejat shumë u poqe!
Rroftë opozita jonë
Që është bërë kashtë e koqe!
Marsho Shqipëria jonë,
Me të mirë e me kopukë!
Poshtë, ata që shajnë partitë
Sapo s’kanë më kolltukë!
Marsho Shqipëria jonë, 
Mos ndalo, as ditë, as natë!
Rrofshin homoseksualët,
Mbledhur bashkë në një shoqatë!
Marsho Shqipëria jonë,
Ashtu si lumi mes zallit!
Rrofshin edhe prostitutat
Që rrojnë me djersën e ballit!
Marsho Shqipëria jonë, 
Dhe e plakur dhe e hequr! 
Shkuan vite nga “Gërdeci”,
Ende baba s’i është gjetur! 
Marsho Shqipëria jonë, 
Se ylli kudo të ndriti!
Rroftë Ardian Fullani, 
Poshtë pastruesja që grabiti!
Marsho Shqipëria jonë, 
Vrapo shtigjeve të serta! 
Rrofshin sindikatat tona
Që u lodhën në protesta!
Marsho Shqipëria jonë,
Herë shpejt herë më avash!
Rrofshin sindikatat tona 
Që futin kokën në grazhd!
Marsho Shqipëria jonë, 
(S’di më parë çfarë të rrëfej, 
Sa lezet të madh ka dasma,
Kur martohet gay me gay!
Marsho Shqipëria jonë,
Për fitore të mëdha! 
Mund të gjesh kallëza në borë,
Po ,”Veting” gjëkundi s’ka!
Marsho Shqipëria jonë,
Se të bëmë ashtu siç deshëm! 
Rrofshin të gjithë matrapazët, 
Poshtë gjithë njerëzit e ndershëm!
Marsho Shqipëria jonë, 
Mos u tund në asnjë kthesë! 
Poshtë gjithë ata të ndershëm
Që duan të rrojnë me djersë!
Marsho Shqipëria jonë ,
Asnjëherë mos e mbyll synë!
Se ndërtojmë kapitalizmin 
Që ha njeriu njerinë!
Sigal