Operacioni antidrogë me 233 të arrestuar, dalin pamjet (VIDEO)

48
Sigal

Është finalizuar sot megaoperacioni antidrogë që çoi në pranga 233 persona. Më operacion morën pjesë 3 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, dhjetëra makina dhe helikopter.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni.

Në këtë megaoperacion është bërë i mundur shkatërrimi i 23 grupeve kriminale që vepronin në qytetet si Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës dhe në Korçë.

Balla shkruan se kjo është një provë tjetër e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri.