Pas zjarrin në dy pallate në rrugën e Kavajës në Tiranë, ka folur për mediat drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj.
Ai bëri me dije se në këto momente zjarri është nën kontroll dhe se nuk ka persona të lënduar, ndërsa shtoi se dëmet materiale janë të mëdha.
“Zjarri është nën kontroll po shkon drejt izolimit. Po vazhdojmë me vatrën e fundit. Zjarri ka marrë përmasa të shpejta”, ka thënë ai.
“Në këto momente nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit, pasi për këtë do të flasin ekspertët”, ka thënë ai.