De Boer merr hak ndaj Mourinho-s: Ai harxhoi 1000 milionë dhe luan kështu

720
Frank de Boer u hakmor ndaj Jose Mourinhos dhe e bëri këtë shumë shpejt, në të nxehtë. Disa orë pasi trajneri portugez e përshkroi holandezin si “trajnerin më të keq në historinë e Premier League”, De Boer foli për eliminimin e Manchester United nga Sevilla në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.
“Mourinho do të jetë në gjendje të thotë se jam trajneri më i keq në historinë e Premier League, por ai ka shpenzuar pothuajse një miliardë paundë dhe ekipi i tij luan kështu…”, – tha Frank pak minuta pas fitores në “Old Trafford”.
Kontestimi midis Mou dhe De Boer filloi kur i dyti tha se Marcus Rashford, një sulmues i ri i “djajve të kuq”, mund të ketë nevojë për një trajner tjetër, pasi Manchester United nënshkroi merkaton e dimrit me kilienin Alexis Sanchez.
Sigal