ISHMP, Agasi: Disa bashki, mungesë të përcaktimit të vend-depozitimeve

269
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në zbatim të legjislacionit në fuqi ISHMP prej datës 15 Shkurt 2016 ka filluar inspektimin në rang vendi për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në 61 bashkitë, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare. Inspektimi nga ana i ISHMP u realizua në 3 drejtime:
Në strukturat dhe institucionet e trajtimit të mbetjeve urbane në varësi të bashkive; Tek operatorët privatë të kontraktuar nga bashkitë për shërbimin e pastrimit. Në venddepozitimet e mbetjeve urbane, ose në Landfillet e ndërtuara posaçërisht. Pas punës intensive tre mujore në terren nga 12 Degët Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve për verfikimin e gjendjes në grumbullimin, depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane, ISHMP kontaktoi zyrtarisht me institucionet e Pushtetit Vendor dhe u la detyrat sipas përcaktimeve dhe detyrimeve të ligjit.
Në kudër të këtyre inspektimeve, Agasi u shpreh se disa njësi administrative kanë mungesë të përcaktimit të vendedepozitimeve, megjithatë situtata për menaxhimin e mbetjeve urbane në 2016-ën paraqitet dukshëm më pozitive se vitet e kaluara. “Kryetarët e bashkive si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji, të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute për mbetjet urbane”- theksoi Agasi.