Administrata si “pleqësi”, 3100 zyrtarë me moshë pensionisti

565
Absurdi që po ndodh me Shtetin Shqiptar, konkretisht me ministrat e “rilindjes” nuk ka “kandar truri” ta mbajë e ta pranojë. sipas një letre të ardhur dje në redaksi nga 20 punonjës shëndetësie nga Shkodra, mësohet se u është njoftuar urdhri ëpr largim nga puna. Ata thonë se janë në moshë pune, madje duan edhe 10-15-20 vite të dalin në pension, por me urdhër të ministrit Ilir beqar do të largohen nga puna për efekt “ristrukturimi shërbimesh mjekësore, me pakësim numri të punonjqsve”! Për largimin e tyre janë bërë listat gati dhe pritet data 1 Qershor, Dita e Fëmijëve, që shteti ti heq nga puna e t’u lërë fëmijët pa bukë! Shqetësimi i punonjësve të spitalit të Shkodrës, qëndron në absurdin, ose “çmendurinë e ministrit Ilir Beqja dhe drejtorit të ri të spitalit Përparim Çela, që në lista kanë futur punonjësit në moshë pune dhe po mbajnë në punonjës të cilët prej 1, 2 , 3 e 5 vitesh duhet të kishin dalë në pension. Ky fenomen po ndodh kudo në institucionet dhe shërbimet shtetërore e në pushtetin lokal, ku vazhdojnë mbahen në zyra e në punë me moshë pensioni. Kjo ndodh në Ministrinë e Shëndetësisë, në ministrinë e Kulturës, në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Punës, në Ministrinë e Transporteve, në Ministrinë e Ekonomisë e madje edhe në vet Ministrinë “Harito” që ka detyrën të monitorojë, kualifikoj dhe rekrutoj një administratë aktive e kualitative, por që edhe brenda zyrave të saj ka zyrtar e madje edhe drejtues që duhet të ishin në pension, ndërkohë që shkurtohen e zëvendësohen nëpunës dhe specialistë në moshë aktive pune e me aftësi profesionale, vendet e të cilëve i kanë zënë e nuk i lëshojnë zyrtarë e drejtues që duhej të kishin dalë në pension!

 Përse ndodh kjo? Sepse në pension dihet sa është pagesa mujore e pensionit, ndërsa në administratë paga është sa 3-4 pensione mujore, ndaj dhe vazhdojnë përdorin mikun, shokun, krushkun, djalin, vajzën e familjarë të tyre për të qëndruar në punë shteti edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit e duhet të lëshojnë vendet. Por ata nuk i lëshojnë dhe detyra për t’i shkulur nga zyrat dhe vendet e punës pensionistët e për t’i zëvendësuar me njerëz në moshë pune aktive e ka shteti, i cili sipas ligjit duhet t’u ndërprerë marrëdhëniet e punës, duke i përcjell në shtëpi me një librezë pune pensioni pleqërie! Kjo nuk po ndodh, ndaj dhe vetëm në zyrat e shtetit, më saktë në ministria e drejtori rajonale dhe shërbime publike vazhdojnë të jenë në punë 3157 zyrtarë që duhet të ishin në pension pleqërie, mbasi e kanë tejkaluar moshën 65 vjeçare! Ata mund të jenë ende të fortë fizikisht e me “mendje në kokë” për të shkuar e qëndruar në zyrë me pagë të majme zyrtari, por janë afro 73 mijë kërkesa pune që u janë drejtuar zyrave të konkurseve fiktive të ministrisë së Milena Haritos, por që nuk pranohen në zyra me përgjigjen “nuk ka vende”, kur vende ka por që janë zënë nga pensionistët! Kujtojmë faktin, që sipas investigimit të gazetës “Telegraf”, ndër 3157 pensionistët në moshë, por që janë ende zyrtarë në institucionet e shtetit, rezulton se 1712 janë drejtues në sektorë të ndryshëm shërbimesh e institucionesh shtetërore, që në shkëmbim të pensionit të tyre, vazhdojnë e gëlltitin miliarda lekë paga nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që mijëra intelektualë, profesionistë, ekspertë, të diplomuar realisht e jo si “kristalinët”, vazhdojnë qëndrojnë pa punë se nuk u lirohen vendet e punës që i meritojnë si moshë, si aftësi e burim energjie njerëzore, tregues këto që nuk përfillen nga burokratët analfabetë universitetesh kioska, militantë politikë e familjarë të “Mon Kukaleshëve”, të “Sillove” e të “Shukrive” që drejtojnë institucionet shtetërore e bëjnë punësimet me pazare nëpër restorante, kazino, banka, kafene e deri motele! Fenomeni i mbajtjes në punë të atyre që duhej të kishin dalë në pension, është prezent deri në kryeministri, në drejtësi, institucione shëndetësore, në ekonomi, në borde e këshilla drejtuese, në drejtoritë rajonale e deri në administratat e bashkive, të cilat në disa qytete, qarqe, prefektura e shërbime publike janë kthyer në “pleqësi” të mbushura me pensionistë, ndërkohë që të shkollar në formim arsimor, në moshë pune e kualitet profesional detyrohen të punojnë kamarierë apo të ikin nga Shqipëria në kërkim të vlerësimit e mbijetesës ekonomike, siç ka shumë raste, që në konkurset farsë të bërë prej “këpushave” të ministrisë që (ç)drejton ish-emigrantja Milena Harito kanë dalë humbës, ndërsa në shtetet e huaja janë vlerësuar maksimalisht për aftësitë e tyre, deri edhe me ceremoni publike shtetërore e institucionale! 
Gazeta “Telegraf, ka denoncuar emërimet nepotike dhe të individëve me profil kriminal
Praktika e pranimit dhe rekrutimit të tyre në administratë e në shërbimet publike është bërë duke shkelur e shpërfillur plotësisht procedurat përkatëse, të detyrueshme për zbatim! Në këtë skandal abuzimi me emërimet dhe rekrutimet në administratë përfshihen edhe ata që fshihen pas gjoja termit “post përfaqësimi politik”, ku bëjnë pjesë ministrat, zv/ministrat, ambasadorët, drejtorët e lartë në qeverisjen qendrore dhe prefektët, madje edhe zv/kryetarët e bashkive, zv/prefektët etj, të cilët emërohen me lista të “pjesës së pushtetit” që kanë partitë politike në koalicion. Pikërisht këta, përpara se të emërohen e punësohen në zyrat e shtetit, apo si drejtues bordesh e administratorë në krye të shërbimeve dhe enteve publike, nuk kalojnë në “filtër”, nuk i nënshtrohen zbatimit të ligjit, verifikimit të figurës morale e ligjore dhe punësimit sipas Kodit të Punës, por bëhen ministra, drejtor, zv/ministra, shefa policie, dogane, tatimesh, arsimi, shëndetësie, portesh, aeroportesh, kufiri, ushtrie etj., me “1 copë letër” të firmosur nga shefi i partisë deh deputetët me influencë në qendër, në qark, apo në rreth! Çfarë ka ndodhur? U trumbetua me të madhe se do të krijohej një administratë e “rilindur” deri tek sanitaret dhe dezhurnët e institucioneve. U bënë edhe ligje, VKM, u nxorën urdhra e udhëzime për pranime në administratën publike vetëm me konkurse. U bënë përbetime nga krerët e pushtetit, për pastrim të zyrave nga të paaftët, të korruptuarit, nga nepotizmi dhe të përjetshmit e zyrave! Pati një stuhi largimesh, por ato në 80% të rasteve rezultuan se ishin largime politike, të konfirmuara këto nga vendimet e Gjykatës Administrative, që i ka cilësuar si “shkelje të Kodit të Punës”! Ka fakte tronditëse në lidhje me cilësinë, pastërtinë e madje edhe ne përbërjen nepotike të administratës shtetëror, aq sa rezulton se në 3-5 poste të larta drejtuese institucionesh e shërbimesh kryesore publike janë emëruar si drejtues pjesëtarë të një familjeje e një krushqie si babai, nëna, djali, vajza, motra, vëllai, kuanti, bashkëshortët, kunetërit e e dhëndurët dhe kjo rrjet nepotike konstatohet edhe brenda një ministrie, ambasade, sektori transporti, rrugësh, dogane, policie, tatimesh, arsimi, shëndetësie etj. Raporti e konsideron skandal dhe e detyron si veprim të menjëhershëm që duhet bërë nga qeveria e shtetit shqiptar, që të pastrohet “profili” aktual i administratës shqiptare që ka si përbërje 70% të punësuar jashtë ligjit, 40% me “damkë” ligjore, 30% me universitete “kioska” dhe 55% me lidhje familjare edhe brenda një certifikate të gjendjes civile! 
———————– 
Më shumë studentë ka Universiteti Mjekësor, se sa Universiteti Bujqësor!
Në çdo 1 e 2 orë, profesorë-mjekët lënë pacientët në pavione e klinika dhe vrapojnë tek studentët në auditorët e universitetit Mjekësor, për të dhënë leksione, duke shkuar mes studentëve edhe me “pantoflat dhe pizhamat” e punës së mjekut (nga nxitimi kohor”, duke ia bërë “Ciu” nga spitali në universitet e anasjelltas! 
Shqipëria ia kalon botës moderne e të zhvilluar në disa drejtime, veçse jo në standardet që ka bota, por në standardet që shpik Shqipëria! Një fakt i tillë është Universiteti Mjekësor në Tiranë. Ky universitet prodhon mjekë të çdo lloji. prodhon çdo vit një “ushtri” mjekës që dalin në tregun e punës që faktikisht është bosh, pra pa punë, pa mundësi punësimi të këtyre mjekëve që prodhon Universiteti Mjekësor, që çuditërisht ka statusin Universitet, kur duhet të jetë vetëm fakultet. Pse? Sepse në lidhje me marrjen e statusit “universitet” ka një standard, ka një norme ndërkombëtare që bota e respekton. konkretisht, në vendet e zhvilluara, një shkollë e lartë quhet e certifikohet me emrin “Universitet” për çdo 5 milionë banorë! Shqipëria ka 3 milionë banorë dhe çuditërisht ka një universitet mjekësor! Sipas ekspertëve vendas e të huaj, Shqipëria duhet të ketë Fakultet Mjekësor e jo Universitet Mjekësor, mbasi nuk përmbush as raportin standard e të detyrueshëm për numër banorësh e as në “model” funksionimi e cilësie të mësimdhënies. Psh, profesorë në Universitetin Mjekësor janë edhe mjekë spitalesh në Tiranë e në rrethe! Në çdo 1 e 2 orë, profesorë-mjekët lënë pacientët në pavione e klinika dhe vrapojnë tek studentët në auditorët e universitetit Mjekësor, për të dhënë leksione, duke shkuar mes studentëve edhe me “pantoflat dhe pizhamat” e punës së mjekut (nga nxitimi kohor”, duke ia bërë “Ciu” nga spitali në universitet e anasjelltas! Por fjala nuk është këtu. Problemi qëndron tek absurdi që kemi universitet Mjekësor, kur duhet të kemi vetëm Fakultet Mjekësor, mbasi ka edhe një absurd tjetër, që më shumë studentë ka Universiteti Mjekësor që nxjerr mjekë e infermierë për 12 spitale rajonale e 36 spitale rrethesh, se sa Universiteti Bujqësor në Kamzë që prodhon specialistë për bujqësinë, pyjet, blegtorinë, ujërat, peshkimin, bimët medicinave, mjedisin etj. 

P. HALILI
Sigal