Shpërdoroi detyrën/ Peullohet drejtori i tatimeve, Androkli Kokthi

496
Gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit të tatimeve Androkli Kokthi. Androkli Kokthi u arrestua pasditen e së enjtes për shpërdorim të detyrës. Sipas hetimeve te prokurorisë së Tiranës, Kokthi dyshohet se ka favoriuar një kompani nafte.
Ja komunikata e prokurorisë së Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Pezullim nga detyra” për drejtorin e drejtorisë rajonale të Tatimeve Tiranë, Androkli Kokthi, i dyshuar se ka ulur ndjeshëm detyrimin financiar, që duhej të paguante në favor të shtetit kompania e naftës “Fullpet”.
Ndaj kompanisë “Fullpet”, Prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar hetim lidhur me përfshirjen në një skemë mashtruese financiare. Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e të dyshuarit Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet e saj, në kuadër të procedimit penal, nga të cilat ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo shmangie financiare është realizuar nën ndikimin e drejtorit të drejtorisë rajonale Tiranë, Kokthi. Ky i fundit vijon të jetë person nën hetim nga ana e Prokurorisë së Tiranës edhe për një rast tjetër, ku janë krijuar dyshime se ka favorizuar një firmë pjesësh këmbimi për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Për këtë rast, fillimisht ndaj tij u vendos masa e sigurimit “Arrest në burg”, e cila u zbut në gjykatën e Apelit në “arrest në shtëpi. Më tej, Gjykata e Lartë e ndryshoi masën e sigurimit, duke vendosur ndaj tij “detyrim për paraqitje”. 
Sigal