Astrit Çerma/ Deputetët tanë po qelbin Shqipërinë

633
Ish – funksionari i lartë i shërbimit informativ në vitet ‘90 , ish-kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavajë deri në ‘94. Andrea Dimushi, më datë 11 – 5-16, në një intervistë për gazetën “Dita” ka treguar pseudonimet e disa ish-ve të Sigurimit të Shtetit që kanë qenë dhe përsëri sot janë në politikë. Ai përmend së pari S. Berishën. Ish President, ish Kryeministër dhe ish kryetari parë i partisë demokratike pastaj me radhë ish Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, ish ministrat Ridvan Boden, Jemin Gjanën, edhe disa personazhe te tjera si Artan Hoxha dhe Artur Zhejin. Të nesërmen e botimit të këtij lajmi, çuditërisht. një heshtje varri. More as një fjalë, as një kundërshtim, as një mohim, asnjë protestë, as një denoncim. Si shpjegohet???!!! Shpifje… Ç’të merremi me shpifje do të thotë dikush??? Zotërinj, “Shpifet” nga një person i shpallur me identitetet përkatëse kundrejt “ishëve dhe ëshëve”, që kanë drejtuar dhe kërkojnë të drejtojnë shtetin. Shpifet” për një akuzë tepër të rëndë. Si ish bashkëpunëtor të krimit të ish diktaturës. Për “shpifje”të tilla në shtete të Europës kanë “kërcitur” gjyqet e gjykatat nga paditë. Te shpifurit për te mbrojtur dinjitetin e tyre kanë akuzuar shpifësit. Janë shpallur edhe humbësit edhe fituesit. 

Kjo e me sipërmja nuk është shpifje. Është akuze. Dhe nuk është vetëm kjo akuzë. Janë mbi 100 pseudonime te ish sigurimsave që tani janë funksionar në funksione të ndryshme që janë lakuar e zgjedhuar në media e masmedia. Këta personalitete te fushave te ndryshme akuzohen publikisht nga një ish funksionar. Këta personalitete kanë një zëdhënës a zëthënës, kanë një gazete, kanë një mundësi zyrtare dhe jo zyrtare te shprehen. Këta personalitete kanë një karrierë, një dinjitet, një burrëri. Keni dëgjuar ndonjë mohim? I çfarë do lloji qoftë?. Keni dëgjuar për ndonjë gjyqe megjithëse midis tyre ka pushtetarë dhe milioner që i fitojnë gjyqet si t’ua doje dhe kur t’ua doje bytha? Ç’është kjo heshtje e çuditshme nga të gjithë: ultra të majte, të majtë, të qendrës, të djathtë dhe ultra të djathtë?! Me heshtjen e tyre, të akuzuarit, duket sikur e pranojnë akuzën. Atëherë!? Ç’bën prokuroria??!! Mirë prokuroria se hajde më, ja kemi parë hajrin edhe për denoncime te tjera po. Media e masmedia pse heshtë….?? Ato për një “pordhe” që i shpëton dikujt të bëjnë gjëmën!! Çuditërisht edhe vete gazeta “Dita” që e trumbetoi me “daulle e me zurrna” një ditë para botimit “tërmetin” që do të shkaktonte “deklamimi” ish spiunëve më pas jo vetëm që heshti, por e “zhduku” lajmin fare. Duke “bubulluar” një farë “allishverish SEKSI” të një kryetari Bashkie me një “hallexheshë” hoteleve te Tiranës! Çfarë s’u tha e çfarë s’u sha në Parlament, për reformën në drejtësi, por nga të 140 deputetët e popullit asnjërit “nuk i pordhi” goja ta përmendte, qoftë edhe si gënjeshtër intervistën e Dimushit. . Çfarë?. Kanë frikë? Apo. Janë edhe vetë të dhjerë kokë e këmbë dhe “çne me lazëm” të hapin petët e lakrorit???

 Si e kanë harruar “luftën e madhe dhe fitoren e lavdishme për Hapjen e dosjeve”?! Apo :-Dosjet hapen kur duhen mbyllur disa hesape dhe mbyllen kur duhen hapur disa hesape. Po, po. Ky është “hesapi” që politikanet, qeveritaret, partiaket, zyrtaret dhe off kompani tjerrin dhe ç’tjerrin, neper tribuna, podiume dhe tryeza për njeri tjetrin. Por, fatkeqësisht edhe ky është edhe “hesapi” që intelektualë, të arsimuar, të nderuar dhe te persekutuar, qytetarë, katundarë, injorantë, more jashtë edhe brenda vendit, tjerrim dhe ç’tjerrim nëpër auditorë, studio, shtëpira, kafene, rrugë dhe sheshe. Dhe në shumë e shumë raste të tjera (mbi 100 emra dhe pseudonime) denoncimet për figura te ndryshme të politikës e medias qoftë edhe të adresuara direkt kanë kaluar kaq heshturazi sa vërtet të ngjallet dyshimi ato janë reale. Deputetët, Shtetarët dhe Politikanët tanë kur u është prekur “namuz” qoftë edhe me “mustaqet e Çelos, për një plesht kanë djegur jorganin”, ndërsa tani që dashje pa dashje këto lloj akuzash i njollosin të gjithë heshtin si gurë varri. Apo kanë hall tjetër. Po, po. Ja. Mbaroi me shumë sukses “lufta”për “De-Politizimin” dhe “De-Kriminalizimin”me sorollatjen e “Reformës e Drejtë-sisë” sa në një seli në një tjetër. Tani u del përpara “lufta” për “De-Kusarizimin” dhe “De-Piratizimin”… Mbas kësaj meqë “nga lufta kemi ardhur e në luftë do të shkojmë” kemi “De-Hajdutorizimin” e pastaj me radhë “De çtapizimin”, “De-Pronësimin”, “De-Vjedhurimin”, “De-Qelepirxhuimin”. “De-Rryshfetizimin”, “De-Debilizimin”, “De-Talljen e “aleteve” me popullin. Më kujtohet kur dëgjoja më1970 bashkë me shokun tim student Pëllumb Deçollin fshehurazi “Zërin e Amerikës”, kur një analist për çështjet ekonomike të Europes Lindore mbasi bëri një analizë për pothuajse tërë vendet komuniste për vendin tonë tha vetëm një frazë:-“Nuk ka as një vlerë ekonomike… Është një i vdekur në një arkivol, që kur të hapet do të qelbë vetveten”. Si duket, kjo është. 
Sigal