Edvin Cami: Nga vettingu në vetting

298
Nga haberet e kazanit po marr vesh se paska mbaruar afati kushtetonjës i atij avazit të vettingut dhe se ata shokët kombëtarë e ndërkombëtarë, njëkombësh e shumëkombësh, me dy e më shumë këmbë, paskëshin kërkuar zgjatje të afatit edhe me ca vite, pasi në këto pesë vite mezi na qenkësh kryer vetëm gjysma e punës.
Ja pra që tani kemi të gatshme edhe një pikë të re për zgjidhjen e krizës energjitike dhe ekonomike që na pret: të mos miratohet zgjatja e afatit të vettingut dhe të kursehen paratë që hidhen pa hesap për të paguar kombëtarë e ndërkombëtarë me rroga e shpenzime stratosferike për t’u marrë me këtë avaz. Në pesë vite, hoqën kë deshën, mbajtën kë deshën, edhe shokun Dvorani e dekoruan. Me një fjalë, objektivat ideo-pulatike të vettingut u përmbushën. Tani ta mbyllim dhe të kursejmë ca leka, se jemi ngushtë.
Dhe meqë zgjatja e afatit, me ç’po dëgjoj, kërkon votë konsensuale sa për një bashkëqeverisje, unë thom që opozita të tregojë dhëmbët dhe të refuzojë konsensusin, në mos për të mirën tonë, së paku për të mirën e vet.
Sigal