Bie dëbora e parë e dimrit për këtë vit, zbardhet maja e Gjalicës në Kukës

66
Sigal

Bie dëbora e bardhë për këtë sezon. Maja e Gjalicës në Kukës është zbardhur nga bora e parë e dimrit.

Moti i paqëndrueshëm dhe ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në lartësitë në lartësinë 1900 metra mbi nivelin e detit.

Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të ketë intervale të shpeshta me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.