Arrestohet 55-vjeçari në Tepelenë, kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë

326
Sigal

Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Vasjar të Tepelenës pasi kishte kultivuar disa rrënjë kānābis sativa në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Albert Beta.

Ndërkohë, policia po heton në gjendje të lirë djalin e tij, Eriol Beta.

Aksioni i befasishëm u ndërmor nga Komisariati i Policisë së Tepelenës mbështetur edhe nga Sektori i Antidrogës në Policinë e Gjirokastrës.