Politika e mbrojtjes dhe sigurisë evropiane

861
Kolonel (R) Hajro LIMAJ
Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare

Politika e re e mbrojtjes dhe e sigurisë së përbashkët evropiane
Periudha që thuhet se do të përfundojë me shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe që emërtohet “Brexit” filloi në Mars të vitit 2017 në mbështetje të Nenit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës. Në kushte normale, Neni 50 parashikon që periudha e kësaj ndarje apo shkëputje të plotësohet brenda dy vjetëve. Kur thuhet “Brexit”, në veçanti kuptohen temat si marrëdhëniet e tregut,të tregtisë, të ekonomisë,të lëvizjes së lirë që ekzistojnë midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Nga përfundimi i referendumit dhe deri tani nuk është gjetur ndonjë koment apo në ndonjë vlerësim i rëndësishëm që ka të bëjë në lidhje me përmasat e mbrojtjes nga kjo punë. Sepse në kushtet e ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe e Mbrojtjes që është zhvilluar brenda Bashkimit Evropian do të influencohet seriozisht zbatueshmëria që emërtohet me emrin OGSP. Anglia dhe Franca janë dy vendet e Evropës që zotërojnë fuqi nukleare dhe që përbëjnë dy direkët kryesorë nga pikëpamja e politikave te sigurisë dhe të mbrojtjes së Bashkimit Evropian. ”Brexit” do ta ndryshojë këtë gjendje. Me një thënie tjetër, Anglia me Turqinë, do të kenë të njëjtin status si dy vende të Evropës që nuk do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian por që janë anëtare të NATO-s. Gjermania,mbas “Brexit” mendon se fuqizimin e sigurisë së Evropës do të mund të vazhdoje me mundësitë e veta jashtë NATO-s .Edhe deklarimet jo pozitive të Donald Trump-it në lidhje me NATO-n dobësuan besimet që kishin Evropianët nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këto kushte iu hap rruga orientimit të kërkimeve që do të realizojnë sigurinë e Evropës duke u mbështetur në këmbët e saj. Ja për këto arsye atje u hodh mendimi një marrëveshje të re për mbrojtjen. Marrëveshjes së Mbrojtjes së “ Bashkëpunimit të Përhershëm të ndërtuar “ njihet me emërtimin e shkurtuar në Anglisht PESCO. Disa rrethe në Evropë më një herë këtë strukturë të re avancuan duke e quajtur alternative të NATO-s. Qoftë pasiguria dhe dyshimet qe krijuan Shtetet e Bashkuara ne hapësirat e NATO-s,qofte shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian së bashku me “Brexit”-in mundën të tregojnë të drejtë ndjeshmërinë dhe hyrjen në një zgjidhje të nevojshme në një alternativë të tillë. Por në çështjen se a do të mund ta sigurojë këtë alternative PESCO ka dyshime të mëdha. Para së gjithash, marrëveshjen në fjalë e firmosën 23 vende anëtare të NATO-s. Po të llogarisim nga tani Anglinë e shkëputur, janë 27 anuarë të Bashkimit Evropian. Vendet që nuk e kanë firmosur,janë Danimarka, Irlanda,Malta dhe Portugalia. Danimarka në fakt është një vend që u bashkua me dallgën e parë të zgjerimit Bashkimit Evropian dhe në kohën e këtij bashkimi ishte një vend që nuk zinte vend në politikat e mbrojtjes së Bashkimit Evropian. Ndërsa tre vendet e tjera aktualisht po diskutojnë dhe vlerësojnë nëse duhet të jenë apo jo anëtare të PESCO-s. Kur studion informacionet që kanë lidhje me PESCO-n shikohet se atje nuk kemi të bëjmë me një “Ushtri të Evropës “.Në fakt edhe NATO nuk ka një ushtri që ti përkasë asaj. Ashtu siç është NATO,edhe në Evropë në fushën e mbrojtjes parashikohet rritja e investimeve dhe zhvillimi i aftësive të përbashkëta ushtarake. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaroi se së bashku me hyrjen në jetë e PESCO’s do të fuqizohet edhe NATO. 

Se si do të fuqizohet organizata që do të jetë një alternativë e strukturore që pritet të jetë alternative NATO-s natyrisht që është një gjendje që do të merakosë. Ndërsa përgjigja është shumë e thjeshtë kur shikon se vendet e Evropës do të hedhin hapat duke fuqizuar aftësitë ushtarake vetë midis tyre. Atëherë të njëjtat vende ,duke qene se në të njëjtën kohë janë anëtare të NATO-s, do të sigurojnë fuqizimin edhe të aftësive ushtarake të NATO-s. Fondi i Mbrojtjes së Evropës që arrin në 5 miliardë euro në vit parashikohet me mbështetjen e PESCO-s që fillon nga viti 2020. Ky fond do të përdoret për blerje pajisjesh dhe kërkimesh në lidhje me teknologjinë e armatimit. Bashkimi Evropian me krijimin e saj për arsye se është përdorur si një shoqëri e tregut ekonomik në fushat e mbrojtjes e të sigurisë vazhdimisht nuk ka pasur identitetin e nevojshëm. Edhe qëndrimi i detyruar për ta lidhur belin tek NATO-ja përforcoi krizën e këtij identiteti. Në të kundërt mendimi I sigurisë së vetë Evropës për të qenë brenda një strukture të sigurisë Transatlantike dhe në tërësi reciproke me NATO-n ka të nevojshme të pastrohen nga komplekset. Bashkimi Evropian, veçanërisht mbas shkëputjes edhe te Mbretërisë së Bashkuar , duke rishikuar lidhjen e Atlantikut do përfundojë në gjetjen e koncepteve ‘krijuese’ në mënyrë që ti dalë vetë zot plotësisht kontinentit. PESCO, ashtu siç edhe më parë nuk ka ndonjë gjë tjetër. Ashtu si mendoi dhe emërtoi “Korpusin e Evropës” të ringrejë konceptet e vjetra që nuk u aplikuan në politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë Evropiane. Bashkimi Evropian,mbas “Brexit” për të mbërritur në mbrojtjen e vetes në kushtet e reja, është në kërkimin e një rruge më të zgjuar të fuqizimit te saj duke marrë pjesë në proceset e zhvillimeve të mekanizmave të bashkëpunimit të mbrojtjes Bashkimi Evropian-NATO dhe të Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë dhe vendeve të tjera qe nuk janë në BE. Me këto zhvillime detyrimisht do të jetë pjesë edhe Shqiperia, Kosova dhe Bota tjetër shqiptare. Ne jemi pjesë e Evropës, jo vetëm gjeografikisht, por me të gjithë elementet e tjerë që përbëjnë historinë. Kthim mbrapa nuk mund të ketë. Rivalitetet politike dhe ushtarake që bëhen nga Lindja dhe Azia në Ballkan, të cilat kohët e fundit janë rritur, nuk duhet tu lihen hapësira për të tronditur aspak rrugën e vetëm evropiane që kemi.
Sigal