Presidenti Meta në promovimin e krijimtarisë letrare të shkrimtarit Jusuf Buxhovi: Ndihmesë e vyer për plotësimin e mozaikut të letërsisë shqiptare

186
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një aktivitet për promovimin e krijimtarisë së shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se ky prezantim dinjitoz i veprës së tij, jep një ndihmesë të vyer për plotësimin e mozaikut të letërsisë shqiptare, teksa gjatë aktivitetit është takuar me shkrimtarë të shumtë shqiptarë.

“📚🇦🇱 Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në promovimin e krijimtarisë letrare të shkrimtarit dhe historianit të njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi.
Prezantimi dinjitoz i veprës së tij, që i ofrohet për herë të parë në mënyrë komplete dashamirësve të letërsisë në Tiranë, jep një ndihmesë të vyer për plotësimin e mozaikut të letërsisë shqiptare, që krijohet në të gjithë hapësirën e saj gjuhësore.
I lumtur, që në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor të takoja dhe shumë personalitete të shquara të letrave shqipe, si Zija Çela, Besnik Mustafaj, Mimoza Ahmeti e shkrimtarë nga Kosova, me të cilët ndamë nevojën e mbështetjes më të madhe për librin shqip dhe të promovimit të vlerave tona artistike kombëtare”, shkruan Meta.

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grup