Petrit Vasili: Vendimi i Strasburgut, rrezikohen gjoba me dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat në gjykimin e çështjeve!

199
Sigal

Nga Petrit Vasili

Vendimi i Strasburgut, rrezikohen gjoba me dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat në gjykimin e çështjeve!
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dënon shtetin shqiptar me gjobë deri në 2300 euro, vetëm për vonesat e pajustifikuara në gjykimin e çështjes.
Llogaritni mbi 70 mijë dosje, që ndodhen aktualisht të bllokuara nëpër gjykata me vite të tëra dhe që nuk kanë asnjë shans që të gjykohen edhe për shumë kohë.
Logaritni që për një çështje ka më shumë se sa një person të interesuar.
Shqipëria rrezikon pas këtij vendimi, që përbën një precedent, që të paguajë dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore, nëse këto vonesa do të shkojnë të ankohen nga qytetarët në Strasburg.
Kjo është një nga pasojat shumë të renda të kolapsit të sistemit të drejtësisë dhe mungesave kritike në numrin më minimal të nevojshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ja vendimi i marrë sot në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen Bara dhe Kola.