Instat: Ka ulje të numrit të aksidenteve në krahasim me 2018

560
Sigal

Në të shumtën e rasteve shkak i aksidenteve automobilistike rrugore ka qenë përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, dërgimit të mesazheve, thirrjet në telefon apo dhe ndjekja e rrjeteve sociale në timon. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rënie të aksidenteve në muajin gusht të këtij viti, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Gushti i 2019 ka regjistruar 28 aksidente më pak se gushti i 2018-ës. Ka një trend ulës edhe në tetë mujorin e këtij vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për ekspertin e sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, aksidentet vazhdojnë të mbeten të larta.

”Është lajm i mirë por nuk duhet të kënaqemi me shifrat. Jemi vendin me numrin më të ulët të makinave për 100 mijë banorë, krahasuar me Europën dhe aksidentet vazhdojnë të jetë të larta”. Sipas ekspertit jo të gjithë aksidentet raportohen dhe regjistrohen në statistika. ”Mendoj se mungon një shifër në të dhënat e Instat. Besoj se nuk raportohen aksidentet që janë me dëme materiale”.

Shkaktarët e aksidenteve vazhdojnë të mbeten disa. ”Parakalimet e gabuara janë shkaktari numër një i aksidenteve. Përdorimi i alkooli dhe i drograve. Përdorimi i celularit duhet të gjobitet me shumë seç e ka”. Eksperti i sigurisë rrugore, shpjegoi nga terreni lëvizjet e gabuara të mjeteve dhe këmbësorë që janë burim i mundshëm aksidenti. Ndëshkimi i drejtuesve që përdorin telefon është 15 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që prej dy vitesh kërkohet të shumëfishohet gjoba.

Aksidentet e këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët tona të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve. Pavarësisht infrastrukturës mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të drejtuar makinën duke respektuar rregullat e qarkullimit për të ruajtur vetën e tij por të mos riskuar jetën e tjetrit.