Infektohen me COVID dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës

303
Sigal

Dy nënkryetarët e Bashkisë së Lezhës kane rezultuar pozitiv me Covid 19. Raportohet se ata janë të vetizoluar në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë Bashkia e Lezhës vijon punën normalisht edhe pas konfirmimit të rasteve.

Kujtojmë se më herët edhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është karantinuar në shtëpi, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.