Presidenti Bajram Begaj, pret homologun italian Sergio Mattarella

145
Sigal

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur homologun italian Sergio Mattarella. Kreu i shtetit italian ndodhet për një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri.

Pas takimit, mes dy Presidentëve pritet të ketë edhe një deklaratë për median.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Po ashtu presidenti do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian.

Presidenti Begaj: Të dy vendet tona, rëndësi parësore bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.  Italia, një mike e vyer dhe mbështetëse e pakursyer e rrugës tonë europiane. Bashkëpunimi me Italinë, në nivel te partneritetit strategjik Presidenti Begaj: Mirëpresim prezencë të shtuar të biznesit italian, vlerësojm kontributin e sipërmarrjeve italiane
Presidenti Begaj: Bashkëpunim në fushën e energjisë, TAP – projekt me rëndësi të vecantë për vendet tona dhe ato të rajonit. Vlerësim i veçantë për mbështetjen dhe njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore me rëndësi jetike për emigrantët shqiptarë në Itali.  Falënderim për mbështetjen e Italisë gjatë kryesimit të OSBE dhe mandatit në Këshillin e  Mbështetje dialogut Serbi-Kosovë, e vetmja mënyrë për të garantuar paqe të qëndrueshme në Ballkan.  Shqipëria e Italia, të bashkuara si mike dhe aleate në NATO.  Të angazhuar për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.  Vendosmëri për të dënuar çdo ndërhyrje ushtarake, që synon robërimin e popujve të lirë.  I angazhuar për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes mes dy vendeve tona.  Nxisim bashkëpunimin në fushën e arsimit, vëmendje të veçantë mbështetjes për departamentet e gjuhës shqipe në universitetet italiane.  Vlerësim për nismën e Italisë për të paraqitur në UNESCO, si trashëgimi të pasurisë botërore , gjuhën, kulturën dhe traditën arbëreshe