Plasin të shtënat me armë në Gjirokastër fare pranë drejtorisë së policisë

581
Sigal

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal bastesh fare pranë drejtorisë së policisë në qytetin e Gjirokastrës.

Nga raportimet e para mësohet se dy persona janë plagosur. Dy shtetasit kanë qenë bashkë në një pikë bastesh kur ka nisur një konflikt për motive ende të panjohura.

Personat në fjalë mësohet se janë nga Lazarati dhe quhen Xhelo Gerveshi dhe Vullnet Buci.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.