Detajet e vrasjes/ Një telefonatë nxori vëllezërit Olldashi nga shtëpia më 7 dhjetor! U morën në një makinë

330
Sigal

Dalin detaje të reja nga vrasja e vëllezërve Olldashi në Maliq.

ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë nga shtëpia në Pogradec dy vëllezërit me të shkuar kriminale në datën 7 dhjetor, datë që korrespondon dhe me ditën që kur ata kanë humbur kontaktet dhe nuk janë kthyer më në banesë.

Për këtë policia, sipas burimeve të siguruara ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tyre.

Dyshohet se vëllezërit janë marrë në një makinë më 7 dhjetor pasi kanë dalë nga shtëpia me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes në fshatin Zvirinë të Maliqit, aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër.

Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.