Inceneratori i Elbasanit, gjykata shtyn seancën për në 21 shtator

13
Sigal

Gjykata e Posaçme shtyn për në 21 shtator seancën ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit.

Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të kompanisë “Integrated Technology Service”, i cili duhet të paraqiste edhe konkluzionet e mbrojtjes.

Avokati ka paraqitur si shkak për shtyrjen një takim që kishte në ambasadë.

Paraqitja e mbrojtjes së shoqërisë përfundon gjykimin dhe me pas gjykata pritet të shpallë vendimin.