Imunologu Alberto Montavani: Ja katër arsye përse gratë i rezistojnë koronavirusit

541
Sigal

Gratë sëmuren më pak se burrat nga koronavirusi i ri dhe vdesin shumë më pak se meshkujt. Sipas Corriere della Sera, të dhënat e fundit të Insitutit të Shëndetit në Itali tregojnë se deri më 23 mars, vetëm 42 përqind ishin gra.

Në një buletin të mëparshëm, grafika tregon numrin e vdekjeve sipas moshës dhe gjinisë. Në shikimin e parë, meshkujt vdesin tre herë më shumë se femrat në të gjitha grupet e moshës. Vetëm për grupin e moshës 80-89 vjeç, meshkujt vdesin dy herë më shumë. Në Lombardi, 82 përqind e pacientëve në terapi intensive janë meshkuj. E thënë me fjalë të tjera, femrat i bëjnë ballë shumë më mirë sëmundjes.

Imunologu Alberto Montavani thotë se ka katër arsye se pse femrat preken më pak nga koronavirusi i ri.

E para, sistemi imunitar më i mirë se te burrat.

E dyta, struktura hormonale prodhon hormone që i mbrojnë nga sëmundjet.

E treta, gjenetika që duket se i mbron edhe nga viruse të tilla.

E katërta, fakti që tymosin më pak duhan se burrat, që shihet si faktor rreziku.

 Çfarë po ua shpëton jetën grave?

Ju mund të befasoheni që ka një dallim mes burrave dhe grave për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, por shkencëtarët nuk befasohen. Ne e shohim të njëjtin dallim te një seri infeksionesh, përfshi gripin. Pjesë e përgjigjes është se meshkujt e kanë shëndetit më të keq se femrat, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të stilit të jetesës, siç është duhani.

“Duhani dëmton mushkëritë- kjo nuk të bën fitues,” thotë MacDermott.

Ky mund të jetë një problem i veçantë në Kinë, ku të dhënat përllogarisin se 52 përqind e meshkujve tymosin, në krahasim me vetëm 3 përqind të femrave. Por ka edhe dallime në mënyrën se si reagon sistemi imunitar te gratë dhe te burrat.

“Gratë kanë më shumë rrezik që të vuajnë nga sëmundjet auto-imune, dhe ka të dhëna të mira se gratë prodhojnë antitrupa më të mirë për vaksinat kundër gripit”, thotë profesor Paul Hunter nga universiteti ‘East Anglia’.