IKMT nis punën për vendosjen e ligjshmërisë për tregëtimin e naftës, gazit

559
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në zbatim të detyrave për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit në rrugët dhe infrastrukturën kombëtare, ka filluar të marrë masa lidhur me zbatimin e kushteve për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre nga ana e subjekteve përkatëse. Pas inspektimit të kryer, IKMT për ato subjekte të cilat nuk janë të pajisur me lejet dhe autorizimet përkatëse për hyrjet/daljet në rrugë, ka bërë lajmërimin e subjekteve për mbylljen e aksesit me rrugën në mënyrë vullnetare dhe atje ku vërehet se mungon vullneti, IKMT ka nisur të bëjë ndërprerjen e aksesit në rrugë për këto këto subjekte. Kjo ndërhyrje, në trajtimin e subjekteve që tregëtojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre, vjen pas prishjes nga ana e IKMT-së të një numri karburantesh pa leje në aksin rrugor Tiranë-Vlorë. Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila ende vijon, IKMT është duke trajtuar me masa administrative (gjoba) një numër të konsiderueshëm subjektesh “karburante”, për mungesë dhe mosplotësim të dokumentacionit përkatës. IKMT i bën thirrje subjekteve që tregtojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre, që të nisin të realizojnë vetë shkëputjen e aksesit nga rruga, pasi në rast të kundërt, pa diferencime, IKMT do të marrë masat përkatëse administrative për vendosjen e normalitetit dhe ligjshmërisë në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
Sigal