Rilindja pushon nga puna mjekun që denoncoi dështimin e Qeverisë me pandeminë/ Dokument

250
Sigal

Mjeku Ilir Allkja, pjesë e Urgjencës së QSUT-së, është larguar sot nga detyra. Pas paralajmërimit të pak ditëve më parë, mjekut Allkja i është ndërprerë sot kontrata e punës në mënyrë të njëanshme.

Allkja përgjatë muajve të pandemisë ka denoncuar shpeshherë situatën e rënduar në spitale, mungesën e mjeteve mbrojtëse për mjekët dhe stafet mjekësore, apo mbajtjen e pacientëve në ambulanca për orë të tëra, për shkak të mbingarkesës në spitalet Covid.

Lidhur me vendimin për shkarkimin e mjekut Allkja ka reaguar edhe gazetari Bledian Koka. Sipas tij, mjeku u pushua nga puna, pasi ka folur.

Vendimi për largimin e mjekut Allkja nga puna bie ndesh edhe me aktin normativ të miratuar nga Rregullatori i KQZ, që mes të tjerave ndalon edhe largimet nga detyra, apo rekrutimet në administratë, 4 muaj para zgjedhjeve.