Juventus “lan në ar” Dybalan, gati rinovimi me pagë faraonike

324
Sigal

Nga Argjentina, pikërisht nga faqja e internetit e “Olè”, mbërrijnë informacione mbi situatën kontraktuale të Paulo Dybala. Një bllokim mes Juventusit dhe numrit 10, i destinuar të lirohet në shkurt.

Me merkaton dimërore të mbyllur, menaxhmenti bardhezi do të ulet me argjentinasin, duke i propozuar një mega-marrëveshje prej 10 milionë eurosh në vit, me mundësinë e shtimit të më shumë se 2 milionë të tjera, si produkt i një seri premiosh. Të gjitha deri në vitin 2027.

Palët duhet të fillojnë të flasin në shkurt për shkak të numrit të angazhimeve dhe ndeshjeve të planifikuara në janar. Përplasjet e drejtpërdrejta me Milanin dhe Interin për “Scudetto”, finalja e Superkupës së Italisë (20 janar) kundër Napolit; të gjitha në funksion të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, kundër Porto, janë angazhime që kërkojnë përqendrim maksimal. Pastaj, me kalimin e tyre do të bëhet “kryefjalë” ronovimi i “Joya” të kampionët e Italisë.