E ndjek dhe e qëllon pas shpine/ Momenti kur 58-vjeçari vret me breshëri plumbash të shoqen në Elbasan

64
Sigal

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar i identifikuar si shtetasi Gëzim Toçila ekzekutoi gruan e tij Liljana Buzi, 54 vjeç. E gjithë ngjarja ndodhi pranë Gjykatë së Elbasanit, pasi çifti ishin në proces divorci dhe ditën e sotme kishin seancën e radhës. Autori është ish-efektiv policie, ndërsa sot nuk u paraqit në gjykatë dhe gjyqtarja e çështjes vendosi ta shtynte seancën.

Ndërkohë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth kanë kapur të gjithë skenën e rëndë të krimit. Fillimisht ata kanë hyrë në një rrugicë në pjesën e djathtë të godinës së Gjykatës ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke vrapuar për 30 metra dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash nga parapa shpine. Mediat kanë publikuar një fragment nga ngjarja kur Liljana Buzi bie e vdekur në tokë.

E gjithë skena e krimit është parë edhe nga njëri prej djemve të çiftit, i cili tentoi t’i merrte armën të atit dhe ta ‘eliminonte’ për t’i dalë në mbrojtje nënës së tij por pa ia dalë. 58-vjeçari është arrestuar, ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.