Prof. Dr. Tritan Shehu: Djallëzia e Ramës sot nga Firence vë në dyshim origjinën europiane dhe të ardhmen në BE të Shqipërisë

156
Sigal

“Pjesë ose jo e BE ne do të bëhemi vend europian”- tha sot ai!!!

Së pari, dua t’i kujtoj Ramës se Shqipëria është vend e popull europian prej mijëra vitesh, që prej antenatëve tanë.

Së dyti, Shqipëria është në rrënjët e kulturës europiane, e cila ka lindur mbi 2500 vite më parë në trekëndëshin Iliri-Romë-Athinë.

Së treti, e ardhmja në BE e Shqipërisë nuk mund të vihet kurrë në dyshim, sepse Europa është familja jonë e ne nuk kemi pse “të bëhemi europianë”, ne jemi të tillë e vetëm të tillë, ne do të bëhemi pjesë e Europës së Bashkuar.

Ne do të bëhemi anëtarë të BE, të shtëpisë sonë, dhe për këtë nuk kemi tjetër alternativë, tjetër opsion, tjetër perspektivë…pavarësisht deklaratave ogurzeza të Ramës!

Çdo alternativë tjetër është vetëm largimi nga familja jonë, për diku në Lindje…

Dhe këtë ne e kemi provuar dy hërë tragjikisht gjatë historisë sonë:

Gjatë pushtimit otoman e gjatë atij komunist.

Kjo është e verteta historike për ne, ndërsa qëllimi ynë i madh historik e i pa tjetërsueshëm për të gjithë shqiptarët është vetëm Brukseli e Perëndimi.

Rama mund të konspiroje çfarë të dojë apo si mund ta drejtojnë atë në kurriz të shqiptarëve, por një gjë nuk e arrin dot, të ndryshojë identitetin, përkatësinë dhe trajektoren e “rrugës” historike të këtij populli.