Identifikohet gruaja e mbytur në Osum, 61-vjeçarja jetonte e vetme në fshatin Velabisht

81
Sigal

Është identifikuar gruaja që mëngjesin e sotëm u mbyt në ujërat e lumit Osum, pasi u vetëhodh nga Ura e Gorricës. Burimet zyrtare të policisë Berat konfirmojnë se trupi i pajetë i përket shtetases Mahmude Çili, e moshës 61 vjeçe dhe banuese në fshatin Velabisht të Beratit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se identifikimi i saj në Morgun e Spitalit Rajonal Berat është bërë nga kunati i saj, që ka deklaruar se gruaja jetonte e vetme në një banesë në fshatin Velabisht, pasi bashkëshorti kishte ndërruar jetë disa vite më parë dhe fëmijës jetonin prej vitesh jashtë shtetit.

Gjatë deklaratës së dhënë në polici, kunati i gruas së mbytur ka deklaruar se prej disa muajsh ajo kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe se shpeshherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehej me orë të tëra, duke detyruar komshinjtë dhe të afërmit ta kërkonin për ta gjetur e rikthyer në banesë.