I zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit pranë lumit Buna në Shkodër

21
Sigal

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.