I vjedhin paratë nga llogaria bankare, durrsakja denoncon rastin në polici

734
Një 27-vjeçare nga Durrësi ka shkuar e alarmuar në polici, pasi nga llogaria e saj bankare ishin marrë një shumë lekësh.
Fill pas denoncimit, policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi nga Seksioni kundër krimit kompjuterik:
Më datë 10.01.2018, shtetësia N.Z, vjeç 27, banues në Durrës, kallëzon se në një bankë të nivelit të dytë dega Durrës, nëpërmjet falsifikimit të të dhënave e mashtrimit kompjuterik, në llogarinë e saj kanë tërhequr një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143/b i Kodit Penal.
Sigal