I ra paleta me tulla, vinçieri në Korçë dërgohet me urgjencë në spital

389
Sigal

Një 37-vjeçar me iniciale E.O. në Vloçisht të Korçës, është aksidentuar duke punuar. Mësohet se i plagosuri punonte si vinçier në një objekt ndërtimi dhe është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla.

Aktualisht 37-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.