‘Do i nxjerr videon intime’, 40-vjeçari kanos me thikë mamanë e ish-të dashurës

318
Sigal

Sherri me mamane e ish te dashures ka cuar ne pranga nje 40-vjecar. Policia e Tiranes ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin G. L., 40 vjeç.

Sipas hetimeve, ai ka kanosur me thike dhe me pas ka goditur me grusht mamane e ish te dashures, duke e kercenuar se do te publikonte video intime qe kishte me vajzen e saj.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhur se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.