I nxori në telefon të burgosurin dhe e qëlloi/ Si e futi në kurth adoleshenti 39 vjeçarin në Vlorë, mesazhi nga burgu

238
Sigal

Gazeta SHQIP ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Vlorë ku mbeti i plagosur 39 vjeçari, Ergys Likaj. Fillimisht, Likaj tentoi të mashtronte, duke thënë se ishte vetëplagosur, por policia ka zbuluar se ai u qëllua nga një 18 vjeçar.

Autori i dyshuar është  Ersiljo M., i cili u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e tij.

Por si ndodhi plagosja?

Mësohet se 18-vjeçari në fjalë është dërguar nga dikush tjetër për t’i dhënë një mesazh 39 vjeçarit.

Burimet e policisë Vlorë shprehen se 18-vjeçari ka kërkuar ta takojë 39-vjeçarin. Në momentin që e ka takuar i ka dhënë këtij të fundit një telefon dhe në anën tjetër të telefonit ka folur një i afërm i tij që ndodhet në qelinë e burgut.

Ky i fundit, pasi ka mbyllur bisedën me personin në telefon, është qëlluar dy herë nga këmbët me armë.

Nuk dihet mesazhi që mori nga burgu, por dyshohet se kemi të bëjmë me një sinjal për të.