FIFA publikon renditjen e re, shikoni ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova

248
Sigal

Ditën e sotme, FIFA përditësoi renditjen e kombëtareve në rang botëror, teksa Shqipëria nuk lëviz nga vendi i 66-të në klasifikim duke mbetur në kuotën e 1362 pikëve.

Kuqezinjtë do të provojnë të përmirësojnë renditjen teksa në qershor do të luajnë dhe dy takimet miqësore kudër Uellsit dhe Republikës Çeke.

Sipër nesh qëndron Mali i Zi me vetëm dy vende më sipër dhe Maqedonia e Veriut e cila renditet në vendin e 62.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk lëviz nga vendi i 120-të teksa ndodhet në kuotën e 1151 pikëve.

Renditjen botërore e kryeson Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Gjermania renditet e 12-ta, një pozicion sipër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit.