Hyqmet Zane: Ndotja në Elbasan, e keqja përcillet në familje

751
Sigal

Shpesh flitet e flitet për ndotjen në Elbasan, që ka një historik të gjerë dhe të hidhur të mjedisit nga faktorë të ndryshëm rajonalë dhe shumëvjeçarë që kanë pasur një ndikim të padiskutueshëm në jetën dhe shëndetin e kësaj treve. Herë pas here ka pasur trajtime të këtij fenomeni keqbërës për jetët e njerëzve, ndaj dhe gjetja e rrugëve për të shmangur shkaktarët e ndotjes, janë një detyrim madhor veçanërisht. Por më shumë akoma, më shumë se e rëndësishme, bile jetike, është trajtimi i njerëzve që kanë pasoja të rënda nga ndotja. Se cilat janë etapat e ndotjes së mjedisit në Elbasan, tashmë dihet se ato janë të lidhur eskluzivisht me ndërtimin e metalurgjisë, por, paralelisht, edhe me mosvëmendjen e pushtetit të kohës për të paradnaluar gjendjen dhe pasojat. Specialistë të mirënjohur të ekologjisë shprehen se çështjet e mjedisit janë tejet të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk mund të priten me thikë sipas vijës kufizuese të qytetit. Çështja vështirësohet më tej dhe nga fakti se mungojnë studimet mbi problemet mjedisore ose ka pak të tilla, ndërsa investimet e kryera nga bashkitë apo ish komunat janë të papërfillshme për përmirësimin e gjendjes nga mospërfshirja e këtyre problemeve, në programet lokale të ndërhyrjeve me përparësi në fushën e mjedisit. Megjithatë problemet mjedisore të qarkut të Elbasanit lidhen ndjeshëm edhe me ndotjen e tokës dhe të ujit, si dhe me dëmtime të biodiversitetit. Për t`u përmendur janë zonat e ndotura ose në rrezik ndotjeje, burimet e ndotjes dhe zonat e prekura nga erozioni dhe shkarjet e tokës. Fakti që pasojat e ndotjes së mjedisit të rajonit të Elbasnait nuk janë trajtuar asnjëherë, duhet thënë se ky në vetvete është një krim potencial që “vret” çdo ditë me vdekjen mizore nga kanceri, vret pa plumba, por me ngadalësi për shkak t ë ndotjes që ka hyrë në organizëm dhe futjen në gjak të fenoleve dhe cialnureve me shkallë të lartë ndikimi në mbarëvajtjen e shëndetit në vitet e jetës së njeriut që i ka këto pasoja.

Duke qenë se e rëndësishme për t’i dalë në krah shqetësimit qytetar, është e rëndësishme informacioni i saktë për ndotjen dhe kategorizimin e tij në shëndetin e njereëzve. Janë bërë dhe bëhen herë pas here matje të specializuara për ndotja mbetet në ajër, por më e keqja është se kontaminimi i tokës së rajonit të Elbasanit shkon deri në 32 cm, tokë prej së cilës marrim prodhime bujqësore që i hamë në njerëzit dhe kafshët dhe që askush nuk mund të marrë përgjegjësi. Të gjitha këto konkluzione i kam nga ekspertë që merren me problemet ekologjike, si dhe nga specialistë të shëndetësisë që i njohin këto realitete të gjendjes. Nga qershori i vitit 2007 e në vazhdim, në kuadër të projektit të sistemit të monitorimit në Shqipëri (StEMA) kryhet monitorimi i ajrit të qytetit jo vetëm për treguesit pluhur, gaz sulfuror,okside azoti dhe ozon, por numrit të treguesve cilësorë të ajrit i janë shtuar dhe treguesit e tjerë siç janë hidrokarburet (grupi kanceroz benzen, toluen, ksilen), si dhe treguesi i monoksidit të karbonit me një aparat diçital  të prodhimit të vitit 2007 me vlerë rreth 120.000 euro të dhënë nga Qeveria Shqiptare , Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të asaj kohe dhe projekti EU–CARDS.  Ajo që do ta cilësoja një situatë të veçantë do të ishte një projekt ëpr ekzaminimin dhe bërjen e analizave të gjakut të të gjithë atyure që kanë punuar në kombinatin metalurgjik deri në fillim vitet ’90. Kjo do të mund të realizohej eskluzivisht në qytetin e Elbasnait në një ambjen ambulator ku të instaloheshin aparatura të fjalës së fundit për të bërë keëto analiza me profesionalizëm dhe për të pasur një evidentim të situatave shëndetësore të çdonjerit prej këtyre punonjësve. Më  tej do të duhej edhe trajtimi shëndetësor i tyre sipas parametrave bahskëohorë europianë  për të gjetyur rrugët e trajtimit të specializuar. Një projekt të tillë unë si shkrues e kam trajtuar dhe nxitur edhe duke qenë sekretar i Klubit Ekologjik në Elbasan. U konsultova me shumë specialistë të mjedisit kryesisht dhe të shëndetësisë eskluzivisht, duke qenë se problemi qëndron tanimë jo tek ndotja e ajrit që mund të jetë jo aq potencial sa ka qenë. Problemi ma i madh është evidentimi i pasojave dhe trajtimit të problemeve shkencërisht me medikamente, analiza, trajtea tyë specializuara se jetët e njerëzve janë në rrezikun potencial. Do të ishte e udhës që të kërkohej edhe ndihma e OBSH, nëse duam vertet të themi se në Shqipëri ka dashuri për njeriun. Mosgjetja e një dakortësie në këtë drejtim me ministrinë përkatëse , më la një shije të keqe, aq më tepër që nga statistikat e shëndetësisë na del se Elbasnai ësht ëmë i ndoturi dhe që pasojat e kësaj ndpotjeje kanë marrë përmasa jo të vogla dhe jetët e njerëzve janë të rrezikuara.  Fakti që dosjet e të sëmurëve me kancer janë të shtuara tek specialisti onkolog dhe vdekjet nga kanceri kanë një rritje të pashpjegueshme edhe në mosha të mesit të jetës së njeriut, flet për pasoja të rënda që meritojnë vëmendje dhe jo anashkalim. Këtë nuk mudn ta bëjë thjesht një mjek onkolog, por një grup i specializuar që duhet instaluar në Elbasan dhe të bëjë atë që është domosdoshmëri jetike. Nëse shohim se si jashtë shtetit ka organizata që merren me trajtimin e kafshëve të rrugës që i ekzasminojnë dhe i trajtojnë shkencërisht, ky detyrim për njeriun do të ishte shumëfish më i lartë. Fakti që për njeriun në Shqiëpri ka nëj kujdes të papërfillshëm, aq sa me tërmetin e fundit të 26 nëntorit 2019 u tregua hapur se në raste fatkeqësish, nuk ka se ksuh të ndihmon, aq më tepër kjo ndihmë mungon nga shteti që mendohet se duhet ta ketë përparësi ligjore.Të duash njeriun është një devizë e hershme e pranuar nga të gjithë, por që në kohë të ndryshme në diktaurë na thuhej se “në vendin tonë njeriu për nejrun është shok, mik, vëlla”, ndërsa në botën kapitlaiste “njeriu për njeriun është ujk”. Kur dikush nga vendi ynë dilte jashtë shtetit dhe shikonte ralitetin, edhe spe i survejuar, e kutponte se parrullat ishin të pavërteta dhe se ishte e kudnërta. Aq më shumë sot, kur një qytetar shqiptar shkon jashtë shtetit për të bërë kontroll shëndetësor dhe shohin se sa skandaloz e ka gjendjen, e pyesin se nga është dhe ku ka punuar. Dhe kur marrin përgjigjen se është nga Shqipëria dhe se ka punuar në metalurgji, ndjehen të ligështuar për situatën shëndetësore dhe pavëmendjendjen e treguar për trajtimin e specializuar.

Sëmundjet profesionale të asaj kohe nuk iu zhdukën ashtu vetvetiu. Ato mbaheshin sekret dhe një mjeke e sëmundjeve profesionale që kishte Elbasnai, edhe ajo emigroi jshtë shtetit dhe askush nuk di se si është gjendja e atyre njerëzve që për shumë vite punuar në metalurgji dhe se si do bëhej me ta. Nga biseda që kam pasur me mjeken e sëmundjeve profesionale, më ka pohuar s ederi në vitin 1990, ishin hapur rreth 2600 dosje me sëmundje profesionale, nga rreth 10 – 11 mijë punonjës kishte melaturgjia e asaj kohe.Në këtë pikë kemi të hapur mendimin se në këtë vendin tonë shteti është mizori më i madh i shëndetit të nejeriut. Mjaft të shohësh s e si është gjendja e aparaturave shëndetësore dhe e gjendjes së spitaleve nuk mund të mendosh të shkojë mendja tek trajtimi i specializuar i vetëm një grupi të vetëm. Ndotja e mjedisit dhe e shëndetit të nejrëzve në Elbasna meriton një vëmendje jo thejsht nga ky shtet jo dashamirës për njeiun, pro edhe u duhet kërkuar ambasadave të vendeve të huaja dhe të bëhen projekte për tu marrë seriozisht me jetën e nejriut nëse nuk duam që të mallkojmë veten që kemi lindur në Shqiëpri. Ne jemi qenie pa emer se dhe kafsha me grabitqare e do lloin e vet e mbron, në këtë pikë kemi të arritur konkluzionin se në Elbsan, fatkeqësisht, ndotja ka lënë pasoja trashëgimore në familje.