“Baukuh-List-Abkons- FM Ingegneria-Space Caviar-Boda” do të rindërtojë Qytetin Studenti

432
Studio e projektimit “Baukuh-List-Abkons- F&M Ingegneria-Space Caviar-Boda” shpallet fituese e konkursit ndërkombëtar për rindërtimin e Qytetit Studenti.

Sigal

Zgjedhja u bë pas vlerësimit të propozimeve te 8 skuadrave konkurruese nga juria e përbërë nga përfaqësues të politikës, planifikimit urban, projektimit si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, shpalli ekipin fitues “Për Konkursin Ndërkombëtar për Master Planin e Qytetit Studenti”, studion e projektimit “Baukuh-List-Abkons- F&M Ingegneria-Space Caviar-Boda”.

Skuadra vendos në qendër të projektit ndërtimin e një rezidence të re për studentët dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese.

Qëllimi final i projektit fitues do të jetë rehabilitimi i objekteve dhe hapësirave ekzistuese, ndërtimi i objekteve dhe krijimi i funksioneve të reja brenda territorit të “Qytetit Studenti”, përcaktimi i kufijve të qartë të tij dhe përmirësimi i kushteve të banimit dhe jetesës social-kulturore të kësaj qyteze.