Vrau motrën me armë dhe e mbajti në banesë, gjykata jep vendimin për Fabjan Vukaj

365
Sigal

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Fabian Vuka, i cili akuzohet se vrau motrën e tij Diana Vuka.

Ndërkohë që autori në sallën e gjyqit është shfaqur i heshtur, me kokën ulur dhe nuk ka pranuar të flasë.

Krimi

Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 4 qershor dhe u zbulua nga Policia dy ditë më vonë, pas telefonave së të afërmve të viktimës pasi kishin humbur kontaktet me të.

Në shtëpinë e viktimës Policia gjeti edhe 6 shishe birre 1.5 litërshe, të cilat janë konsumuar nga autori i dyshuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka kryer vrasjen.

Sipas burimeve nga vendngjarja, autori i dyshuar, Fabian Vuka, ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, si dhe luante bixhoz në vijimësi.

Gjithashtu Fabian Vukaj ishte edhe i papunë, çka e ka shtyrë të motrën t’i dërgonte çdo muaj një shumë prej 300 eurosh për ta ndihmuar.