Ndotet lumi Gjanica në Fier. Reagojnë qytetarët, institucionet ende jo

319
Sigal

Ngjyra e Lumit që kalon në mes të qytetit është tjetërsuar nga ndotja, dhe mbi të shihet qartë dëmi po shkaktojnë papastërtitë.

Qytetarët ankohen për këtë situatë, ndërsa thonë se gjithë investimi po shkon dëm për shkak të ndotjes.

“Ato vepra që bëjnë duhet t’i mbajnë të pastra se është harxhuar djersa, leku i popullit, nga shpenzimet e popullit, nuk kanë ardhur nga qielli këto. Sa erdha më hëngrën mushkonjat dhe era e keqe,” thotë një zonjë.

Aroma e keqe, dhe niveli i lartë i papastërtisë thonë se po ndikon edhe në shëndetin e tyre.

“Ne e ndjejmë, ajo ndihet sa hyn atje matanë vetëm se ne kalojmë shkurt,” thotë një banor.

“E kemi shqetësim sepse është ajri i keq, sëmuremi. Edhe shtëpitë i kemi anës lumit,” thotë banori.
Në zonat periferike, dikur me ujin e lumit banorët ujisnin tokat, tanimë ata thonë se nuk e përdorin për shkak të ndotjes së lartë.
“Nuk i vaditim se ai i than, ka aciditete, ilaçe, nuk an vlen për asgjë, vetëm për sëmundje,” thotë qytetari.
Qytetarët e kanë ngritur prej vitesh problemin e ndotjes së këtij lumi, por institucionet nuk kanë reaguar asnjëherë për këtë situatë.