Rikthehen radhët kilometrike në Kapshticë, pala shqiptare punon me 5 sportele, ja sa qytetarë lëvizën në 24 orë

291
Sigal

Janë rikthyer radhët kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës.

Raportohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa pala greke është duke punuar me 3 sportele.

Radhët e gjata janë krijuar për shkak të situatës së pandemisë dhe kushteve që do të vendosë Greqia nga data 16 gusht, ku do të rikthejë karantinën për udhëtarët. Gjithashtu, shkak për radhët kilometrike është bërë edhe fundjava, si dhe festa greke “Shën Mëria”.

Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë.