Sigal

Gjatë gjithë ditës, zonat Jugore dhe Qendrore vijojnë në kushtet e kthjellimeve ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe Verilindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet e kthjellët në Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësirat shpeshtohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluara në ekstremet Veri- Verilindje të vendit

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremet termike të luhaten nga 14 në 35°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi i ulët.