Aleksandër Mihali/ Për kë duhet të votojnë Ushtarakët Shqiptarë në 21 qershor?

637
Kryesia e Shoqatës së Ushtarakëve Xhenjerë apelon për gjithë ushtarakët e vendit: Votoni vetëm për veten tuaj, votoni vetëm për kandidatin tuaj, votoni forcën politike që kandidon kolegu juaj! Po, kolegë ushtarakë të dy grupet politike e meritojnë t’i abandonojmë! Sepse ata nuk na kanë respektuar, por na kanë fyer, ofenduar, mashtruar, diskriminuar, denigruar e poshtruar dhe asnjëherë s’kanë qenë të sinqertë me ne në këto 25 vjet. Mos u jepni votën të dy grupimve politike. Votoni vetëm për veten, votoni vetëm për forcën politike që ka kandidat kolegun tuaj! Po, të dy grupimet politike Kuq e Blu e meritojnë t’i abandonojmë dhe kurrë më të mos i votojmë. Po me qendrimet e tyre regresive e dashkeqe, kundër nesh, popullit dhe kombit, ata e meritojnë të mos votohen dhe ne të organizohemi që t’i rrëzojmë njëherë e përgjithmonë nga Piramida e Prapësirave, ku kanë 25 vjet që vetëm mashtrojnë e poshëtrojnë ushtarakët dhe popullin fukara. Turp, shumë turp për ju politikanë që keni 25 vjet që përdhosni ushtarakët shqiptarë dhe nuk i respektoni e vlerësoni mundin, sakrificat dhe kontributin që ata kanë dhënë, duke sakrifikuar gjithë rininë për mbrojtjen e popullit dhe Atdheut. 
Denigrimi ndaj sakrificave
Sakrifica për të ndërtuar vepra Ekonomiko-Mbrojtëse si asnjëherë tjetër në historinë mijravjeçare të Shqipërisë, pasuri të cilat ja u lamë juve që t’i çonit më lartë akoma, por që ju tinzarët, bukëshkalët, harramsëzët, makutët, Alibabët me 40 hajdutë, matrapazët, mashtruesit, Hamza Kastriotët, besëprerët e ‘Kuajt e Trojës’ të këtij vendi, i rrafshuat, i zhdukët, i shkatërruat, i shpartalluat, i grabitët, i përvetësuat, i shitët e po i shisni vetes e sorollopit tuaj e të huajve, gjithë pasuritë e këtij vendi. Vetëm pse ju e sorollopi juaj makut e vampirë të pasuroheni padrejtësisht në kurriz të këtij populli të stërmunduar që ju lindi, ju ushqeu, ju rriti e ju shkolloi. Ju e keni kthyer vendin dhe popullin në lypsarin dhe fukarain më të madh e pa pikë personaliteti në Ballkan, Europë e botë. Popullin më të pa respektuar, e viktimë e të gjitha llojeve të trafiqeve, vjedhjeve dhe krimeve, që po e shfaros veten çdo ditë e më shumë, nga krimet që po i bën vetes dhe racës së tij. Një popull që e kini nxjerrë në ankand, e keni çoroditur dhe ç’organizuar totalisht, sa nuk po di se çfar po bën, e ku po shkon, e keni ç’orientuar keqas si një qorr që nuk di më rrugën ku shkon. Me veprimet dhe qëndrimet tuaja antipatriote të manifestuara këto 25 vjet, i keni sjellë vëndit dëme të jashtëzakonshme, të cilat do të duan qindra vjet të rregullohen. I keni dhënë popullit dhe vendit goditjen më të madhe, të pa parë në shekullin e fundit. E keni hedhur përtokë për të mos u ngritur më, i keni vënë në pikpyetje edhe ekzistencën racës shqiptare. 
Dëmi kolosal ndaj ushtarakëve
Të njëtin dëm kolosal e të pariparueshëm i keni bërë edhe Forcave të Armatosura të RSH, të cilët keni 25 vjet që nuk po dinë se çfarë po bëni. I shpartalluat, i shkatërruat sa që sot vendin e shqiptarëve e keni lënë ta mbrojnë komshijtë, të cilët asnjëherë nuk kanë dashur dhe po prap sot nuk duan ta shohin Shqipërinë si shtet dhe shqiptarin si zot të vendit të tij. Po, ju, Kuq e Blut, dje dhe sot, keni kontribuar që Forcat të Armatosura të rrudhen si në numër, por edhe në teknikë luftarake. I keni katandisur këto forca njëlloj si shoqatat e gjeetarëve tanë e të komshinjve, ku këta të fundit na ironizojnë për pa fuqinë tonë mbrojtëse. Pra, që Forcat e Armatosura s`janë në gjëndje, si deri dje, për t’i dalë zot vendit të tyre. Ju, i mashtruat, i poshtruat, i diskriminuat dhe po i denigroni akoma sot, ushtarakët shqiptarë si asnjëherë në historinë e tyre 100 vjeçare dhe si në asnjë vënd tjetër të NATO-s, ku dhe jemi antarë. Ju i keni nëpërkëmbur dhe shkelur personalitetin dhe dinjitetin, që vetëm armiku mund ta u bënte një gjë të tillë. Ne nuk besojmë se ju jeni shqiptarë, pasi të kundërtën keni bërë ju. Kur dihet që ushtaraku respektohet e nderohet në të gjithë botën demokratike. Pasi personaliteti dhe dinjiteti i tij është i shenjtë, e i paprekshëm nga çdo qeveri demokratike dhe këtë e meritojnë nga profesioni, i cili qëndron mbi gjithë profesionet e tjera të shoqërisë civile, pasi mbart sakrifica dhe vështirsitë të mëdha, se është më dinjitozi, më atdhetari, prandaj dhe respektohet dhe nderohet nga gjithë popujt dhe qeveritë demokratike. Keni po 25 vjet që, nuk zbatoni, po abandononi dhe shkatërroni çdo ligj, e çdo status që ka të bëjë me ushtarakët. Ligje që i keni hartuar dhe miratuar ju vetë, pa dijeninë, pjesëmarjen dhe miratimin tonë si grup interesi. Gjë që tregon edhe në këtë rast antirespekt dhe mllef çilimijsh, por edhe injorancë e mungesë të theksuar kulture demokratike për Forcat e Armatosura. Këtë qëndrim vetëm armiqtë e shqiptarëve, antipatriotët zemër zinj, llumi dhe fundrinat e këtij populli, mund të mbajnë ndaj ushtarakëve, pra pjesës më atdhetare e patriote. Populli që nuk di të respektojë e nderojë ushtarakët e tij, nuk respektohet e nderohet as nga popujt e tjerë. Ai është i destinuar të jetë përjetësisht në skllavëri si yzmeqar, pa dinjitet, pa Atdhe dhe pa liri. Prandaj politikanë Kuq e Blu, nëse ju ka mbetur sadopak gjak e shpirt shqiptari, respektoni ushtarakët, bijtë e popullit tuaj, bijtë e sakrificave. 
Absurditetet në hartimin eligjeve
Absurditet e politikës kundër ushtarakëve shfaqen edhe në hartimin, miratimin dhe zbatimin e ligjeve. Të cilët i hartoni e miratoni vetë në fshehtësi me burokratët militantë, servilë, amatorë e antiushtarakët tuaj. Pra pa transparencë, pa pjesëmarrjen tonë si grup interesi. Kjo tregon se ju nuk doni të hartoni ligje sipas kritereve, standarteve dhe legjislacionit të NATO-s, ku jemi anëtarë, por sipas mentaliteteve fshataresko-krahinore apo dëshirave politike të kryetarëve të partive, kryeministrave, ministrave dhe nëpunësve servilëve të radhës. Pra, keni 25 vjet që vetë hartoni, miratoni, shpartalloni, anulloni e nuk zbatoni ligje, pa pjesëmarrjen, mendimin dhe miratimin tonë si pjesë e grupit të interesit. Parim kusht ky i demokracisë, të cilin ju përditë e lakoni nëpër koferencat tuaja false demokrate, por që kur nuk dëshironi ta zbatoni.
Qëndrimet 25-vjeçare antiushtarake të grupimeve politike
Qëndrimet e grupimit demokrat 
Grupimi Demokrat, më shumë se çdo grupim tjetër, ka diskriminuar, denigruar, mosrespektuar e poshtëruar ushtarakët. Në 3 Korik 1991 pas 30 vjetëve pa status, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 100% të votave statusin e parë (Ligjin Nr.7496) për ushtarakët. Status ky jo si dëshirë e Ramiz Alisë, atëhere president i vendit, por si një detyrim nga ndërkombëtarët, para se të fillonin reformat në Forcat e Armatosura. Ky ligj saksionoi mbrojtjen e të drejtave social-ekonomike të ushtarakëve. Në vitin 1992 filloi reforma për nxjerrjen në rezervë të mjaft ushtarakëve. Deri në 11 maj 1993, statusi u zbatua pa asnjë problem për ushtarakët që liroheshin. Në 11 maj 1993, 1 vit pas ardhjes së Partisë Demokratike (PD) në pushtet, filloi dhe kalvari i ushtarakëve. Me miratimin e ligjit nr.7703, 11 maj 1993, iu dha dhe goditja e parë statusit me nenin 16 të tij që saksiononte formulën e trajtimit financiar të ushtarakëve që do të dilnin në pension të parakohshëm, duke vënë një formulë të re që e përkeqësoi më shumë pensionin e parakohshëm ushtarakëve. Pas këtij ligji PD, dhjetor 1995, nxjerr një vendim qeverie që iu heq fare pensionet e parakohshme ushtarakëve. Në këtë llogjikë ajo miratoi edhe ligjin 8087 në vitin 1996 që ishte vazhdim i përkeqësimit të të drejtave të ushtarakëve në pension të parakohshëm. Në këtë llogjikë PD, gjatë 25 vjetëve ka hartuar e miratuar gjithsej 5 ligje, të cilat kanë pasur si synim vetëm përkeqësimin, pakësimin dhe kufizimin e të drejtave të ushtarakëve dhe asnjëherë përmirsimin e tyre dhe afrimin me standartet e NATO-s. Ajo, me ligjet e miratuara, ka pasur si mision vetëm për të sulmuar dhe anulluar nenet që saksiononin të drejtat bazë në të dy statuset, si ato për trajtimin financiar, shëndetësor, social, arsimor, kulturor, organizativ, profesional dhe të pronësisë. Miratimi i këtyre ligjeve ka eleminuar tërësisht të drejtat e ushtarakëve dhe ka nxjerë jashtë funksioni edhe stautet e ushtarakëve, të vitit 1991 dhe të vitit 2004. Sot ushtarakët, si rezultat i këtyre ligjeve, janë të zhveshur nga çdo e drejtë që u takonte. Ata sot marrin pension të parakohshëm njëlloj si qytetarët me përkrahje sociale, sikur nuk kanë punuar gjithë jetën. Kështu trajtimi shëndetësor falas është hequr. Rimbursimi i ilaçeve po ashtu, strehimi falas dhe me kushte lehtësuese i është hequr, e drejta për të përfituar nga pronat e ushtrisë i është hequr. Spitali ushtarak nuk ekziston më. Ushtarakët shqiptarë, si asnjë vend tjetër i NATO-s nuk kanë spitalin e tyre ku të trajtohen. Shtëpitë e aktiviteteve që kanë pasur ushtarakët në të gjithë qytete e vendit janë mbyllur e u janë shitur njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje më Forcat e Armatosura. Gjithashtu edhe SHQUP-i deri në vitin 2013 u mbyll pasi e rrëmbeu në ikje e sipër, pas zgjedhjeve, në kundërshtim me ligjet në fuqi, PD. Shkollat ushtarake janë mbyllur të gjitha si ajo e Shkollës së Bashkuar, Marinës dhe Aviacionit. 
Shkatërrimi i përgjithshëm i të drejtave të ushtarakëve
Pra një shkatërrim i përgjithshëm i të drejtave të ushtarakëve dhe abandonim total i statusit, që ka dalë jashtë funksioni. Partia Demokratike, pas këtyre antiligjeve ka nxjerrë edhe tre ligje të tjera që vetëm se kanë përkeqësuar situatën social – ekonomike të Ushtarakëve. Ajo miratoi ligjin nr. 9481 (2006) me të cilin donte të rrëzonte përsëri formulën e trajtimit financiar të ushtarakëve në pension të parakohshëm, por që Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.9, viti 2007, ia rëzoi si të papajtueshëm me Kushtetutën nenet 1, 7 gërmat a, b dhe neni 9. Po kështu gjykata i rrëzoi edhe nenet e ligjit nr.10142 me vendimin nr, 33, 24 qeshor 2010, që donin të ndryshohej formula e trajtimit Financiar. Ajo edhe pas këtyre dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk hoqi dorë, por miratoi Aktin Normativ nr.5, që brenda një muaji e ktheu në ligj nr. 10367. Ky ligj është më antiushtarak, që tregon qartë cinizmin, ligësinë për t’u hakmarë ndaj ushtarakëve. Ky ligj e uli pensionin e ushtarakëve deri në 50%, në një kohë që u riti me 5% pesionet 565.000 pensionistëve dhe 150.000 nëpunësve. Gjithë ky qëndrim i PD tregon qartë mosrespektin e tyre ndaj ushtarakëve si dhe poshtërimin, diskriminimin, denigrimin dhe mashtrimin e tyre ndaj tyre. Kjo është veprimtaria antiushtarakëve e PD, që shpresuam se do të na jepte ato të drejta të mohuara nga sistemi kaluar, ku disa nga këto të drejta i gëzonim edhe më shumë në sistemin socialist. Si psh: Strehimin, Trajtimin Shëndetësor dhe ilaçet falas, Shkollimin dhe Shtëpitë e Aktiviteteve në gjithë vendin, Shtëpitë e Pushimeve etj. Pra, kolegë mos haroni se më 11 maj 1993 shënohet ndërhyrja e parë në status që pasohet në Dhjetor 1995 me vendimin e Qeverisë Meksi për heqjen e pensioneve të parakohëshme, që i la ushtaraket për 3-4 vjet fare pa pension deri në janar 1999. Po kështu mos harroni se PD uli pensionin 50% si asnjë kategorie tjetër pensionistësh në Shqipëri, veprimtari që PD e vazhdoi me zell deri në shtator të 2013 kur theu qafën prej rrëzimit nga pushteti. Po kështu mos harroni që ju mori spitalin, ju hoqi trajtimin shëndetësor, ju la me një pension diskriminues, si qytetarët me përkrahje sociale, ju shumëzoj vitet e punës dhe sakrificat me zero, ju mori Shtëpitë e Ushtarakëve duke ju lënë mes katër rugëve. Të gjitha këto poshtërime mos i harroni, prandaj votoni forcën politike që ka kandidat kolegun tuaj. Këtu përfundojnë deri më sot diskriminimet dhe poshtrimet e ulta që kjo forcë gjoja demokratike dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut i ka bërë për 25 vjet ushtarakëve shqiptarë. Veprime dhe qëndrime që mund t’i bëjnë vetëm armiqtë e shqiptarëve, që kanë si synim ta shkatërrojnë, nënshtrojnë, kolonizojnë dhe skllavërojnë kombin dhe popullin shqiptar. Kush mban këtë qëndrim ndaj ushtarakëve nuk është as patriot, as shqiptar, por është i shitur dhe tradhtar.
Qëndrimet e grupimit socialist
Për hir të së vërtetës Partia Socialiste (PS) gjatë 25 viteve ka mbajtur qëndrim pro ushtarkëve. Ajo ka hartuar dhe miratuar dy statuse edhe pse jo në lartësinë dhe standartet e NATO-s. Këto dy dokuemnte kanë kryer disi mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ato kanë qënë një arritje për kohën kur janë hartuar e miratuar dhe një vlerësim për kontributin e ushtarakëve ndaj vendit të tyre. PS ka miratuar edhe dy ligje të sigurimeve shoqërore në mbështetje dhe zbatim të këtyre dy statuteve të cilat për neglizhencë nuk janë zbatuar asnjëherë plotësisht, duke sjellë mjaft problem për ushtarakët në Pension. Kështu ligji 8521 i vitit 1999 për sigurimet shoqërore la në fuqi tavanin për pensionet e parakohshme, të ligjit 7703 të vitit 1993. I cili nuk trajtonte ushtarakët në pension të parakohshëm e plotë sipas statusit, por i vinte kufi, padrejtësisht pensionit të ushtarakëve. Pra në heshtje miratoi dhe la të zbatohej ligji 7703, që i trajtonte ushtarakët me një pension më të ulët se statusi i vitit 1991. Deri në vitin 2013 PS ka qënë gjithmonë në krah të ushtarakëve, ku edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve i premtoi ushtarakëve që:
1. Do t’iu jepte të drejtat sipas Statusit të vitit 2004.
2. Do të anullonte Aktin Normativ nr.5 të Nëndorit 2010.
3. Do zbatonte venimin nr.33 të viti 2010 për t’i trajtuar me pension sipas këtij vendimi.
4. Do t’u kthente gjithë parat e mbajtura padrejtësisht nga pensioni që nga viti 1999.
5. Do t’i kthente Spitalin Ushtarak dhe trjtimin shëndetsor falas.
6. Do t’u kthente shtëpinë e Ushtarakëve (SHQUP) që në kundërshtim e në shkelje të ligjit e grabiti Partia Demokratike 1 muaj para zgjedhjeve.
Këto ishin premtimet e PS, për të cilat ajo iu kërkoi ushtarakëve që të aktivizoheshin gjatë fushatës dhe t’i jepnin votën asaj ditën e zgjedhjeve. Ndërsa ushtarakët e mbajtën fjalën e dhënë para dhe gjatë fushatës. PS, edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga dita e zgjedhjeve, nuk ka mbajtur fjalën për asnjë nga pikat që premtoi gjatë fushatës. E keqja është se edhe pse i janë dërguar shumë kërkesa dhe ankesa nga ana e shoqatave të ushtarakëve që angazhimet e marra nuk po gjejnë zgjidhje. Ministrat përgjegjës dhe vetë Kryeministri bëjnë shurdhin dhe memecin. Gjithashtu edhe pse i është kërkuar takim për të dhënë sqarime për premtimet, ata nuk janë përgjigjur.Nuk janë përgjigjur me zgjidhje as për peticionet që kanë marrë për këto probleme duke sjellë vetëm përgjigje të thata dhe pa zgjidhje. Në këto kushte na lind e drejta të mendojë se drejtuesit e PS na kanë mashtruar, apo mund të kenë bërë marrëveshje të fshehta me njëri tjetrin, për t’i lëshuar njëri – tjetrit hapësira publike dhe ekonomike në kuriz të ushtarakëve,duke na mbajtur ne me shpresë se premtimet do t’i realizojnë në të ardhmen. Të gjindur para këtyre fakteve që rreshtuam në këtë shkrim, arijmë në përfundimin se PD dhe PS nuk kanë qënë të sinqerta me ne, por na i kanë pasur me hile gjatë 25 vjetëve. Pra tashmë çdo gjë është e qartë të dy forcat politike për 25 vjet me radhë na kanë gënjyer, mashtuar, poshtruar, përdorur dhe përçarë, vetëm e vetëm për të realizuar interesat e tyre. Sot nuk mund të ketë njeri që nuk e ka kuptuar lojën e fëlliqur të politikanëve të të dy krahëve, të cilët na kanë mashtruar dhe përdorur për dy qëllime: 
1. Për të na përçarë që mos jemi në gjëndje të mbrojmë veten dhe të drejtat tona;
2. Për të na përdorur për interesat e tyre të fëlliqura, për të mbetur sa më gjatë në pushtet. (Shoqata Kombëtare Ushtarakëve Xhenjerë)
Sigal