Gjykata e Krimeve të Rënda e lë në burg Vladimir Gjutën

476
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masën arrest në burg për Vladimir Gjutën, i cili akuzohet për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjuta mbërriti sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të forta sigurie. Para grupit hetimor Vladimir Gjuta ka deklaruar se nuk ka gisht as në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit dhe as me sms-në kërcënuese ndaj Ministrit të Brendshëm.
Vladimir Gjuta u kap në mjetin me targa të Kosovës Rks 04 540 EP ku udhëtonte si pasagjer pasi në drejtimin e tij ishte Blerim Thaçi, 32 vjeç nga Prizreni. Bashkë me ta në një makinë të dytë më targa AA 169 JG udhëtonte edhe Indrit Ademi, 26 vjeç nga Kukesi. 
Sigal