Shkrumbohet kamioni, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

116
Sigal

Një kamion është shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës këtë të enjte.

Autostrada është mbuluar nga shtëllungat e mëdha të tymit, ndërkohë që mjeti është djegur plotësisht, për arsye ende të paqarta.

Për pasojë, është krijuar një trafik i rënduar në këtë segment rrugor.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, por nuk ka ende një njoftim zyrtar.