Gazeta Telegraf publikon preferencën e votuesve 48 orë përpara zgjedhjeve të 21qershorit
Ja cilët mund të jenë kryebashkiakët e rinj dhe sa përqind marrin secilat parti
Edhe 24 orë na ndajnë nga 21 qershori, kur për herë të parë votuesit do të votojnë për kryebashkiakë në 61 bashkitë e reja, sipas ndarjes së re administrative-territoriale, ku nuk do të ketë më komuna. Gazeta “Telegraf”, duke u mbështetur në sondashet e bëra me telefon në të gjitha bashkitë e vendit, si edhe me votimin e drejtpërdrejtë në sajtet e saj zyrtare nga lexuesë të rregullt të gazetës, por duke marrë parasysh edhe disa të dhëna që një kompani e madhe e një vendi strategjik me Shqipërinë ka zhvilluar deri dje, duke marrë përgjigje me kontakte të drejtpërdrejta nga votuesë, publikon se cilët do të jenë kryebashkiakët e mundshëm të 61 bashkive të reja, por edhe sa përqind do të marrin secila parti në shkallë vendi, për këshilltarët bashkiakë.
3.370.206 votuesë në zgjedhje, 1,667,778 do të jenë femra
Gazeta “Telegraf” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjëndjes Civile po publikon edhe numrin e përgjithshëm të votuesve në këto zgjedhje, si edhe sa është numri Ivotuesve për secilën bashki, di edhe sa është numri i përgjithshëm i votuesve femra dhe me këtë rast shpreh edhe falenderimet e bashkëpunimit për drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj. Kështu, sipas DPGJC, numri i përgjithshëm i votuesve në 21 qershor 2015 është 3.370.206 votues, ku 1.667.778 janë votuese femra dhe 1,702,428 janë votuesë meshkuj. Por, duke u mbështetur edhe në zgjedhjet e kaluara, pritet që numri i votuesve në 21 qershor të jetë afërsisht 48 %, pra, nesër pritet që të votojnë 1,617,000 votuesë. Në këto zgjedhje, në krahasim me zgjedhjet e 2013, pritet që emigrantët tanë të mos vijnë të votojnë masivisht, kur dihet që në 2013 erdhën dhe votuan mbi 80.000 emigrantë, dhe kjo shpjegohet me zhgënjimin e madh që pësuan emigrantët nga keqqeverisja e deritanishme 2 vjeçare. Një tjetër shkak mund të jetë se ASHE është shpërbërë nga partitë e majta, si PSD, Fronti i Majtë, etj, të cilat u shkëputën nga koalicioni i Majtë. Numri i përgjithshëm i qevnedrave të votimit QV në gjithë Shqipërinë do të jetë 5.299.
ASHE me 39 kryebashkiakë, LSI fiton 14 bashki
Në zgjedhjet e 2011 Koalicioni i Majtë Aleanca për të Ardhmen mori 671.612 vota ose 42,75 %, ndërsa koalicioni i Djathtë, Aleanca për Qytetarin, fitoi 813.335 vota ose 51,75 %, ndërsa partitë jashtë koalicionit fituan 75.813 vota, ose 4,82 %, ndërsa kandidatët e pavarur 10.336 vota, ose 0,66 %.
Risia e këtyre zgjedhjeve vendore është se LSI do të marrë pjesë me koalicionin e Majtë, kur në 2011 ishte me koalicionin e Djathtë. Dhe sipas parashikimeve të sondazheve që gazeta “Telegraf” boton sot, duke u mbështetur në pyetjet e drejtpërdrejta që bëri deri dje me votuesë në të gjitha vendin, rezulton se LSI mund të marrë 14 bashki, ndërsa rrithet përqindja e saj elektorale në gjithë vendin mbi 26 %, dhe konkuron drejtpërdrejt edhe me vetë PS. Gazeta “Telegraf” duke u bazuar në sondazhet e drejtpërdrejta që ka bërë me telefon në të gjitha bashkitë, deri në ditën e premte, 48 orë para votimeve, si edhe duke u bazuar në votimet që kanë bërë lexuesit në sajtin zyrtar të “Telegraf”, por duke iu referuar edhe të dhënave të një sondazhi që ka organizuar për herë të parë një kompani e madhe e parashikimeve të një vendi strategjik me Shqipërinë, e cila merr pjesë për herë të parë në Shqipëri, publikon disa të dhëna, ku parashikohet se ASHE do të marrë 39 bashki, APPD do të marrë 17 bashki, PBDNJ 2 bashki, ndërkohë që 4 kashki janë ende të diskutueshme. Ndërsa parashikimet e përqindjeve të votave, që do të marrin secila parti në shkallë vendi për këshilltarë në këshillat bashkiakë, PS është 27 %, LSI 26,1%, PDIU 1,7 %, PDS 1,9 %, FRD ËSHTË 1,1 %. Ndërsa nga e Djathta, PD është 35 %, PR 2,1 %, LZHK 1,4 %, Balli Kombëtar është 0,7 %. Nga partitë jashtë koalicionit, Fronti i Majtë i Marko Dajtit është 1,2 %, PSD 1,8 përqind, ndërsa kandidatët e pavarur për kryebashkiak në Tiranë, Gjergj Bojaxhi, mund të arrijë në 2,2 5, ndërsa Sazan Guri 0,2 %.
Nr Bashkia Nr. i votuesve Përballja e subjekteve Fituesi
1 Belsh 24.037 PS-PD Arif Tafani PS
2 Berat 77.631 LSI-PR Petrit Sinaj LSI
3 Bulqizë 29.065 LSI- PD Melaim Damsi LSI
4 Cërrik 35.01 LSI- PD Altin Toska LSI
5 Delvinë 14.789 LSI- PD Rigles Balili LSI
6 Devoll 33.169 PS-PD Bledjon Nallbati PD
7 Dibër 56.322 PS-PD Ilir Krosi PD
8 Divjakë 40.751 PS-PD Fredi Kokoneshi PS
9 Dropull 19.969 PD-PBDNJ-MEGA Kostaq Ziso PBDNJ
10 Durrës 233.227 PS-PD Vangjush Dako PS
11 Elbasan 158.751 PS-PD Qazim Sejdini PS
12 Fier 154.652 PS-PD Armando Subashi PS
13 Finiq 29.668 PBDNJ-PD Jani Babi PS
14 Fushë–Arrëz 9.165 PS-PD Gëzim Vata PD
15 Gjirokastër 42.373 LSI- PD Zamira Rami LSI
16 Gramsh 27.003 PS-PD Luljeta Dollani PS
17 Has 15.183 PS-PD Elez Macci PD
18 Himarë 22.392 PS-PD e diskutueshme
19 Kamëz 89.679 PS-PD Xhelal Mziu PD
20 Kavajë 60.466 PS-PD Engjëll Cara PD
21 Këlcyrë 9.784 PS-PD Klement Ndoni PS
22 Klos 15.326 PS-PD Basir Çupi PD
23 Kolonjë 15.326 LSI- PD Arben Malo LSI
24 Konispol 10.95 PDIU-PD-PBDNJ Shuaip Beqiri PDIU
25 Korçë 106.478 PS-PD Gjergji Mero PD
26 Krujë 58.603 PS-PD Hamdi Pasha PD
27 Kuçovë 43.366 LSI- PD Selfo Kapllani LSI
28 Kukës 43.021 LSI- PD Hasan Halili LSI
29 Kurbin 54.589 PS-PD Artur Bardhi PS
30 Lezhë 80.773 LSI- PD Viktor Tushaj LSI
31 Libohovë 5.797 PS-PD e diskutueshme
32 Librazhd 32.304 PS-PD Kastriot Gurra PS
33 Lushnjë 99.894 PS-PD Fatos Tushe PS
34 Malësi e Madhe 42.426 PS-PD Anton Kokaj PD
35 Maliq 48.323 PS-PD Gëzim Topçiu PS
36 Mallakastër 31.861 LSI- PD Shyqyri Kapllani LSI
37 Mat 29.291 PS-PD Adelina Farici PS
38 Memaliaj 16.631 PS-PD e diskutueshme
39 Mirditë 28.158 PS-PD Ndrec Dedaj PS
40 Patos 33.833 PS-PD Rajmonda Balilaj PS
41 Peqin 28.331 PDIU-PD Saimir Hasalla PDIU
42 Përmet 16.348 PS-PD Gilberto Jacce PS
43 Pogradec 69.488 LSI- PD Diana Mile LSI
44 Poliçan 13.925 PS-PD Adriatik Zotkaj PS
45 Prrenjas 24.174 LSI-PD Miranda Rira LSI
46 Pukë 12.504 PS-PD Rrok Dodaj PD
47 Pustec 4.296 Partia Maqedon – PD Edmond Themelko
48 Rroskovec 24.097 PS-PD Majlinda Bufi PS
49 Rrogozhinë 29.928 PDIU-PD Beqir Nuredini PDIU
50 Sarandë 43.214 PS-PD Kreshnik Bozho PD
51 Selenicë 27.099 LSI- PD e diskutueshme
52 Shijak 33.667 PS-PR Redi Saracci PR
53 Shkodër 157.331 PS-PD Voltana Ademi PD
54 Skrapar 14.602 LSI- PD Nesim Spahiu LSI
55 Tepelenë 12.838 PS-PD Tërmet Pecci PS
56 Tiranë 608.829 PS-PD Halim Kosova PD
57 Tropojë 21.376 PS-PD Besnik Dushaj PD
58 Ura Vajgurore 29.469 PS-PD Juliana Memaj PS
59 Vau i Dejës 37.223 PS-PD Zef Hila PD
60 Vlorë 153.488 PS-PD Dritan Leli PS
61 Vorë 27.496 LSI- PD Luan Sallaku LSI