Hyqmet Zane : “Minjtë’ që hanë çfarë u jep pushteti !

154
Sigal

Tërmeti i opozitës nxjerr “minjtë’ nga strofkullat ku hanë çfarë u jep pushteti

  • -Edi Rama ka qenë përcjellës i informacioneve të klasifikuara në “adresa të zeza” brenda e jashtë Shqipërisë.
  • -“Moraliteti të nxin fytyrën, të pakëson rriskun, të shkurton jetën, të humb familjen, të errëson varrin dhe të fut në zjarr!”
  • – Të drejtosh një popull drejt  varfërisë, do të thotë ta lesh atë pa personalitet, do të thotë të bësh një krim me dëshirë.

Është i njohur fenomeni që para një tërmeti, minjtë janë kafsha më e ndjeshme që menjëherë dalin nga stofkullat ku janë të futur për t’i shpëtuar zënies nën rrënoja. Por dihet se minjtë janë kafshë gjirizesh që mbartin infeskione dhe përhapin sëmundje.

Me këtë fenomen do t’i krahasoja këta të “rinjtë” e politikës shqiptare, që flasin ekraneve të televizioneve për teori politike dhe demokracie sa herë afrohen “tërmetet” e fushatave zgjedhore.  Tabloja e politikës shqiptare ka nisur të bëhet e dukshme se cilat janë ngjyrat dhe po dalin sheshit pasojat e “tërmetit” të skandaleve të qeverisjes së sotme. Dhe po të shohësh uragani i opozitës ka dëshmuar se tezat, antitezat dhe sintezat e bëra janë të dukshme se çfarë “minjsh” janë fshehur gjirizeve që tani po qelbin atmosferën shqiptare.

Me emra të ndryshëm partish inekzistente, që dalin si minjtë nga frika e “tërmetit” të opozitës dhe i japin gojës teoricienët e këtyre “gjirizeve” pasi janë ushqyer mirë e mirë dhe mendojnë se atmosfera do të “ndizet” nga fjalët e tyre dhe opinioni do u besojë. Përkundër tyre ka një ndezje të atmsoferës së skandaleve të njëpasnjëshme dhe arrin në kulmin e saj me çështjen “McGonigal”. Ushqyesi i këtyre të rinjve është e qartë se është “lideri global” i besuari i Sorosit dhe sot është i pabesueshmi i sigurisë së NATO-s, që ishte edhe nënteksti i mostakimeve me atë nga liderat botëror në samitin e fundit në Berlin.

Pas zbulimit të skandalit, dyshimet se Edi Rama ka qenë përcjellës i informacioneve të klasifikuara në “adresa të zeza” brenda e jashtë Shqipërisë, siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, janë përforcuar nga fakti, se grupe mafioze e eksponentë të botës së errët të krimit, që ka skeduar SHBA në rajonin tonë, në disa aksione të rëndësishme, kanë qenë një hap para veprimit të FBI, DEA, EUROPOL…

Po bëhet e ditur se shkak është dyshimi, se kryeministri Edi Rama, në bashkëveprim me ish-shefin e kundër-zbulimit të FBI, Charles McGonigal, ka cënuar besueshmërinë dhe sigurinë e koefidencialitetit, për informacionet që i janë dërguar ose që i ka marrë në rrugë të ndërmjetme nga n/strukturat.

Dhe populli në formën e një njeriui të rrahur që në kohën diktature pranon ta gënjesh dhe ta varfërosh vetëm të “rrojë partia dhe shoku Enver dhe tani shoku Edi”. E gjithë kjo sepse shpërlartja e trurit ka bërë të vetën dhe kjo pjesë e popullit i ka mbetur besnik të shkuarës. Ndërsa ata oratorë të partiçkave parazgjedhore bëjnë interesantin, bëjnë shoë si Erioni dhe Taulanti me takime filmike se janë ata të zbriturit nga Zeusi për të zbatuar parrullën enveriste “me popullin, për popullin, nga populli” dhe më pas i japin lugën e zbrazët tamam si Enveri, që pas Luftës II Botërore tha që do hamë me lugë floriri, në fakt populli hëngri tollonat, arrëzat e tufëzat, pa folur për plumbin ballit, burgjet dhe internimet.

Është e thënë filozofikisht se “Të drejtosh një popull drejt varfërisë, do të thotë ta lesh atë pa personalitet, do të thotë të bësh një krim me dëshirë”. Dhe ata “liderët” e partiçkave flasin me zemër në dorë mund të shtrihen barkaz që t’ia prishin mendejen votuesit derisa të marrin një grush votash që të jenë akses për t’i hequr votat opozitës në emër të pushtetit. Ndaj ata dalin si minjtë e gjirizeve se ua kanë thënë postulatin “tërmet, tërnet”.

Që tërmet do të ketë, këtë e di mirë Edi dhe Erioni, e di Damiani dhe Taulanti, e di edhe Lulëzimi dhe Alibeaj, e të tjerë e të tjerë. Por tërmeti politik do të bjerë për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja e minjëve të gjirizeve, që sjellin infeksione dhe tërmeti do bëjë të vetën, do u japë fund edhe atyre që me metoda tip LGBT të mos vazhdojnë më përhapjen e infeksioneve.

Dihet se një zog lind me krahë  për të flutuar gjithmonë, po ashtu edhe një njeri lind me këmbë të ngjis gjithmonë shkallë. Për të ngjitur shkallët e demokracisë dhe të së vërtetës dhe për të mos fluturuar kot më kot siç edhe ikin minjtë e gjirizeve sapo ndjejnë tërmetet. Për të arritur këtë tërmet duhet që të mundet frika dhe nëse e mund frikën, ajo do e mundë ndrojtjen për të pasur sigurinë edhe të atyre që i ka zënë paniku i pasigurisë. Për të arritur zotërimin e vetvetës duhet forca e së vërtetës dhe kurajoja për t’u përballur me infeksionet e minjëve që, jo vetëm nuk dinë se kë infektojnë, por bëhen një e keqe pa shërim. Ndaj dhe bashkë me rrënojat e skandaleve nga tërmeti që ua prishi planet, do të shërohen edhe sëmundjet e minjëve të gjirizeve.

Shqiptarët janë katandisur “Arratisur, Syrgjynosur / Rraskapitur dhe Katosur”. Kështu është katandisur vendi ynë me gjymtyrë, që nuk i komandon dot se ia paralizuan grekë dhe serbë kombëtarisht, se trupin ia helmuan me mashtrime e gënjeshtra siç i mëson Sorosi dhe sytë ia verbuan me sprajtin rus.

Kështu me këmbë të gjymtuara, me trup të rreshkur, me sy pa shikim, i padituri i di të gjitha ( ? ! ), këtu brenda një dite si me magji, sa tradhëtari bëhet patriot dhe patrioti tradhëtar. Ky është ai tërmeti i madh që kanë përjetuar shqiptarët dhe minjtë e gjirizeve kanë bërë lojën e helmimit të gjithëçkaje. Rindërtimi mund të jetë i vështirë për këto tërmete të shkatërrimit të jetës, nëse nuk i vidhet shpresa, nëse do të dezinfektohet jeta e shqiptarëve nga minjtë e gjirizeve të qeverisjes dhe të partiçkave me opinionistë sharlatanë dhe me infektime të panevojshme.

I referohem shpesh urtësisë të personaliteteve të huaj dhe vendas, siç është edhe një shpjegim real i Dr. Shefqet Krasniqi që i bën një portretizim perfekt të këtyre “të rinjëve” që bëjnë llop-0llap ekraneve në kohë parazgjedhore, kur thotë se “Moraliteti të nxin fytyrën, të pakëson rriskun, të shkurton jetën, të humb familjen, të errëson varrin, dhe të fut në zjarr!”