Sigal

Një aksident është shënuar pasditen e sotme, në aksin e rrugës Librazhd – Elbasan.

Mësohet se një drejtues mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shkëmb.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Murrashit në Librazhd.

Autoboti ka qenë i ngarkuar me lëndë djegëse të rrezikshme.

Nga aksidenti nuk ka patuar të lënduar ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.