Halit Muça thotë: “Me punë është arritur gjithçka”
Nga Nazmi Çela
Një qëndër kurative që ka bërë emër e ndryshime trajtimi cilësore vlen të merret si shëmbull për kushtet, mjedisin, trajtimin, cilësinë e llojshmërinë e ushqimit që serviren e konsumohen.
Kjo mund të quhet në kuptimin e mirë e të plotë të fjalës Qëndër Kurative.Këtu vijnë nga trevat shqiptare, Kosova, RMV, por edhe të huaj nga vende të tjera si nga Franca.
Kjo qëndër po bën shumë vite funksonimi e paisur dhe çertifikuar me tërë dokumentacionin përkatës ligjor ku kryhen: banjo termale, palestër, fizioterapi, baltë, masazh.
Këtu kryen vizitat mjeksore të rregullta dhe shërbim shëndetësor nonstop. Vlen të theksohet se sapo bëhet akomodimi në dhoma, menjëherë vjen mjeku i përgjithshëm e kryen konkreisht kontaktin duke të intervistuar për gjëndjen e problematikën shëndetësore, duke bërë vizitë e dhënë këshilla konkretë e porositë përkatëse për kujdesin në qëndrën kurative për çdo lloj ndryshimi gjatë gjithë periudhës së qëndrimit.
Të gjithë specialistët sipas programimit zbatojnë planifikimet e tyre ditore.
Qëndra kurative ndodhet: Njësia Administrative Tregan, fshati Cikallesh
Kjo qëndër ndodhet në një vend dominues, rrethuar nga kodra e shpatina të bukura e të gjelbërta me pyje e shkurre, ullishte e vreshta të sistemuara, ku syri të kënaqet me natyrën e mushkritë të mbushen me ajër të pastër, me rrugë të asfaltuar e transport urban të përditësuar tërë ditën.
Hoteli Kurativ “Miqësia”, Hotel 3-katësh, me bar restorant, ambjente të këndëshme pushimi.
Hoteli ka filluar aktivitetin më 01. 09. 2016, me kapacitet mbi 80 shtretër
Ka mjek të përgjithshëm, mjek fizioterapist, infermier
Bëhet trajtim me ujë termal, trajtim me baltë, masazh, ushtrime, fizioterapisti.
Dhomat janë të paisura me sistem ngrohje, me ujë të ngrohtë.
Parkim i garantuar.
Dhomat të arreduara me gusto. Dhomat për banjo termale, komode dhe me vaska, të paisura me instruktazhe e rregullat përkatëse që duhen patur parasysh, të paisura me ora e deri kujdesin për mosrrëshqitje duke vendosur rrugica plastike, pavarsisht problemeve shëndetësore e të moshës.
Pra, një infrastrukturë e përpiktë që do të thotë : Gjithçka në vendin e vet me tabelat respektive flet “me gjuhë të embël”. Fakti përforcohet se në këtë qëndër ka vizitor shumëvjeçarë mbi 10-15 vjet që e frekuentojnë duke parë efektet pozitive shëndetësore, pavarsisht moshës së tyre..
Krahas mjediseve kurative, në këtë qëndër ka dhe hapësira të tjera, çlodhëse e relaksuese, pa zbehur aspak hijeshinë mjedisore e bukurive natyrore.
Pronari dhe administrator Halit Muça
Është kuadër që ka punuar qysh i ri në zona të vështira në verilindje familjarisht dhe vështirësitë i shikon e vlerëson si pjesë e jetës që duhen zgjidhur në ecje e sipër, thotë me modesti Haliti.
Nuk dallon nga punonjësit e tjerë. Vjen e shkon nga Qëndra i ingranuar totalisht duke qënë multi profesionist e duke u marrë me gjithçka. Pikërisht kjo punë, aq më tepër në kushtet e mungesës së fuqisë puntore, mundi dhe djersa e derdhur e ka bërë të vlerësuar nga të gjithë pa përjashtim pushues, banorë e punonjës.
Një njeri puntor e dinjitoz me personalitet, i dëgjuar e i evidentuar me vlerat e veta.
Kush nuk beson në këto që shkruhen le ta provojë me vizita konkrete në këtë Qëndër Kurative.
Të gjithë janë të ndjeshëm ndaj problemtikave të ndryshme shendetësore, që kanë të bëjnë me jetën në tërësi, por kur kanë të bëjnë me ecuritë e shëndetit ndryshon gjithçka, duke filluar me vlerësimin, mundësitë , pasojat, avantazhet dhe kostot financiare.
Mirpo në fund të fundit, për shëndetin edhe sakrificat janë të pranueshme deri edhe me kërkim ndihme humanitare e “shtrrje dore”.
Për t`i ardhur në takim shëndetit bëhen lëvizje si në vendet malore, bregdet, vendet kurative si Llixha etj, duke patur me vete këshillat e rekomandimet e mjekut specialist.
Le të jetë një shëmbull i mirë puna që bëhet në këtë vend të bukur, me këta njerëz puntorë të mrekullueshëm në interes të shëndetit .